Ka ndodhur

Fushë Arrëz, çifti i bashkëshortëve dhunohet nga kultivuesit e drogës

Gazeta Si – Një çift bashkëshortësh janë dhunuar mëngjesin e kësaj të mërkure nga disa kultivues droge në fshatin Arst, Bashkia Fushë Arrëz, ku shkak dyshohet se kanë sinjalizuar policinë për disa parcela me kanabis.

Sipas burimeve paraprake, fillimisht është sulmuar burri S.N., që sapo kthehej nga puna për shtëpi, teksa më vonë është dhunuar edhe bashkëshortja e tij, B.N.

Paraprakisht dyshohet se çifti ka sinjalizuar policinë për një operacion antidrogë 3 javë më parë, ku blutë asgjësuan 3 parcela me kanabis.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, teksa të lënduarit janë nisur drejt spitalit për ndihmë mjekësore.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë