Politike

Takimi me "çunat problematikë" dhe rebelimi i demokratëve për paktin me PS

Ulja në një tryezë e PD-së dhe PS-së ka shkaktuar reagime të shumta brenda radhëve të Partisë Demokratike, ku disa tashmë nuk ngurrojnë që ta etikojnë deri edhe si një tradhti të lidershipit demokrat, që përbetohej se nuk do të kishte një pakt me Ramën dhe se nuk do të kishte zgjedhje me atë si kryeministër. Takimi i 14 janarit shkaktoi reagime të forta pikërisht nga ata që shihen si kritikë të Bashës, por edhe ata që kanë qenë këshilltarët e dikurshëm të kryedemokratit. I tillë ishte reagimi i Neritan Sejaminit, dikur ish-kandidat për deputet i PD-së e këshilltar Bashës për disa vite. Ulja në një tryezë me socialistin Gjiknuri, personin që PD-ja e anatemonte në çdo deklaratë për mediat, që pas daljes së përgjimeve nga prestigjiozja gjermane “Bild”, është kontestimi kryesor. Kushti i panegociueshëm për PD-në ishte heqja e Gjiknurit nga komisioni i posaçëm i reformës, por që tashmë u rrëzua.
“Është e qartë se marrëveshja që u bë publike është arritur më parë, në negociata jo publike, dhe jo në takimin e shkurtër dje. Takimi në Pallatin e Kongreseve duket se ka pasur vetëm një qëllim: të rehabilitonte Gjiknurin dhe përdhoste imazhin e opozitës”, shkruan Sejamini në rrjetet sociale.
Një tjetër zë kundër Bashës është edhe Endira Bushati, ish-anëtarja e Kryesisë së PD-së. Ajo e ironizon këtë takim mes PD-së dhe PS-së, ku palë ishin edhe LSI dhe opozita parlamentare. “Kanë një shprehje italianët që më pëlqen shumë: “Vincere aiuta a vincere….” Fitorja të ndihmon të fitosh prapë…. Po humbja…..? Po humbja e thellë……….? Po humbja e thellë e përsëritur……?”, shkruan Bushati. Një reagim pati edhe Erla Mëhilli zëdhënësja e ish-kryeministrit Berisha. “Nuk zhgënjen kurrë dhe kap ça të kapësh”, ishin dy prej komenteve të Mëhillit pas bërjes publike të marrëveshjes së re që synon realizimin e reformës zgjedhore.

Ish-zëvendësministrja e Jashtme, Edit Harxhi një zë kundër linjës së Bashës, shkruan se “Urime gjithë demokratëve dhe qytetarëve ne Shqipëri. Sot fitoi përfundimisht Kryetarokracia dhe Establishmenti. Marrëveshja e arritur në fakt që në 2017 e ka numrin Dosja 184. Reforma në drejtësi nisi dje dhe reforma zgjedhore u mbyll sot. Rroftë “demokracia” Rama-Basha”, shkruan Harxhi.


Një tjetër zë kundër këtij pakti është Edvin Kulluri, i cili shkruan se kryedemokrati Lulzim Basha nuk zhgënjen kurrë me vendimet e tij. “E mër Lul! Ti nuk të zhgënjen kurrë! Po si nuk dole fjalë as këtë herë? Bëj një përjashtim një herë të vetme! Se mos pret shiritin e Unazës së Re me Ramën, pasi të dalësh “i pafajshëm” në Apel?! Atëherë do jem me ty “deri ne vdekje”!!!”, shkruan me ironi Kulluri. Ai gjithashtu poston edhe një foto të pankartës së protestave të opozitës “Rama, ik!”, duke e kthyer në “Rama mik”.

Postimi në Facebook i Kullurit


Basha i duhet të përballet me bazën për këtë ulje në tryezë dhe duhet ta argumentojë se pranoi të ulej me PS-në, pavarësisht se mund ta cilësojë si një arritje faktin se nxori Parlamentin jashtë loje. Ndaj kryedemokratit reagimi më i fortë erdhi nga ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, e cila e cilësoi uljen në një tryezë më të keqen se ajo e17 majit 2017 dhe që sipas saj i jep Ramës mandatin e tretë.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2642773012438753&id=179425715440174

“Ne historinë 30-vjeçare, pas rrëzimit të sistemit diktatorial, asnjë politikan, as i majtë as i djathte nuk ka shitur misionin opozitar kështu siç e bën ky. Dhe kësaj radhe e bën, pasi ka dorëzuar e djegur mandatet e opozitës, pasi i ka dhuruar gjithë bashkitë kundërshtarit, pasi ka nxjerr PD nga çdo përfaqësim,e pasi e ka dëbuar nga sistemi. Pasi ka hedhur flakë e molotov, pasi ka sulmuar aleatët tanë ndërkombëtarë, pasi urdhëroi djegien e shkollave dhe shpresoi në një përplasje të qytetarëve me njeri-tjetrin… Pasi kishte premtuar se do rrëzonte Ramën, se nuk do lejonte zgjedhje më 30 qershor, pasi premtoi se do bënte zgjedhje lokale e politike në një ditë, e pastaj se do i bënte më 13 tetor….d.m.th pasi gënjeu, siç din ta bëjë vetëm Lulzimi…. Sot, publikisht u ul në tavoline ( për zgjedhjet) edhe me Gjiknurin, me atë të dosjes 184, të përgjimeve të Bild ! Me 17 majin Lulzim Basha, pasi plagosi rëndë PD, i dha mandatin e dytë Ramës; Me pazarin e fundit, pasi e zhduku PD nga çdo institucion, i dhuroi mandatin e tretë”, shkruan Topalli.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë