Pas bërjes publike të paktit të ri mes PS-së dhe PD-së, LSI-së për nisjen e bisedimeve politike për reformën zgjedhore kanë vërshuar menjëherë reagimet e ndërkombëtarëve, të cilët e përshendesin arritjen e konsensusit. Ambasada amerikane do ta theksonte se me këtë reformë shpresonte se të arrihej një reformë që të jenë të lira nga mashtrimi dhe korrupsioni.
“Ne përshëndesim palët që ranë dakord të punojnë së bashku për reformën zgjedhore, një hap i rëndësishëm për të trajtuar plotësisht rekomandimet e ODIHR-it. Reforma do të mbështesë procese zgjedhore të efektshme dhe të besueshme dhe do të forcojë demokracinë shqiptare. Ne shpresojmë që palët të vijojnë të ecin përpara me këtë frymë aktuale bashkëpunimi, për t’u siguruar që zgjedhjet në Shqipëri të jenë të lira nga mashtrimi, ndërhyrja dhe korrupsioni”, thuhet në kërë deklaratë.
Ndërsa ambasadori i Delegacionit të BE-së, Luigi Soreca thotë se kjo është një arritje e rëndësishme për rikthimin e stabilitetit politik në Shqipëri si dhe në kontekstin e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.
“Ne besojmë se të gjitha partitë do të vazhdojnë të punojnë së bashku për të përfunduar një reformë zgjedhore në kohë që do të miratohet nga Parlamenti, për të mirën e qytetarëve shqiptarë dhe të ardhmen e tyre evropiane", thekson Soreca.
Ambasadori britanik në Tiranë, Duncan Norman përmes një postimi në Tëitter, Norman shkruan se Mbretëria e Bashkuar beson se dialogu gjithëpërfshirës është gjithmonë mënyra më e mirë për të zgjidhur problemet politike.
“Mirëpres marrëveshjen e sotme ndër-partiake për të ndjekur reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR. Mbretëria e Bashkuar beson se dialogu gjithëpërfshirës është gjithmonë mënyra më e mirë për të zgjidhur problemet politike.” shkruan ambasadori britanik.
Edhe prezenca e OSBE-së në Shqipëri e mirëpriti marrëveshjen e sotme politike për reformën zgjedhore. “E shohim këtë marrëveshje si një hap të parë të rëndësishëm drejt një reforme të plotë e në kohën e duhur, që do të trajtojë të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, në dobi të të gjithë qytetarëve shqiptarë. Prezenca është e gatshme të vijojë të kontribuojë në procesin e reformës zgjedhore, në përputhje me mandatin e saj”, thekson OSBE-ja.
Pakti i firmosur me partive parashikon që për çdo ngërç mes palëve të merret ekspertiza ndërkombëtar e OBSE-së dhe e ODHIR-it. Kjo pritet të shmangë edhe polemikat mes palëve për çështje të ndryshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.