Politike

“Më pis edhe se 17 maji”, Topalli sulmon Bashën

Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar sërish mbi takimin e zhvilluar gjatë ditës së sotme mes përfaqësuesve të opozitës dhe atyre të mazhorancës në lidhje me reformën zgjedhore.

Topalli e quan takimin e sotëm, ditë më të zezë se 17 maji. Një ndër figurat e vjetra të Partisë Demokratike, e lidh takimin e sotëm me pushimin e çështjes ndaj Lulzim Bashës.

“Dhe kjo, është më e zezë se ajo e 17 majit. Në historinë 30 vjeçare, pas rrëzimit të sistemit diktatorial, asnjë politikan, as i majtë as i djathtë nuk ka shitur misionin opozitar kështu siç e bën ky. Dhe kësaj rradhe e bën,pasi ka dorëzuar e djegur mandatet e opozitës, pasi i ka dhuruar gjithë bashkitë kundërshtarit, pasi ka nxjerr PD nga cdo përfaqesim,e pasi e ka dëbuar nga sistemi. Pasi ka hedhur flakë e molotov, pasi ka sulmuar aletatët tanë ndërkombëtarë , pasi urdhëroi djegien e shkollave dhe shpresoi në një përplasje të qytetarëve me njëri tjetrin. Pasi kishte premtuar se do rrëzonte Ramën, se nuk do lejonte zgjedhje me 30 qershor, pasi premtoi se do bënte zgjedhje lokale e politike në një ditë, e pastaj se do i bënte me 13 tetor….dmth pasi genjeu ,siç din ta bëjë vetëm Lulzimi…. Sot, publikisht u ul në tavolinë ( për zgjedhjet) edhe me Gjiknurin , me atë të dosjes 184, të përgjimeve të Bild. Revolucionin” e filloi pak dite pasi u ri aktivizu dosja e 1 milion dollarëve të lobimit, dhe e mbylli sot, një ditë pas pushimit të saj si çështje. Me pazarin e fundit, pasi e zhduku PD nga cdo institucion, i dhuroi mandatin e tretë. Kam vite që kam përseritur se : Pa hequr Lulzimin nuk ik Rama”, shkruan Topalli, ku ka sjellë në vëmendje pjesë nga disa deklarata gjatë revolucionit të Bashës”.

Statusi:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2642773012438753&id=179425715440174

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë