Politike

Takimi i Ramës me kryebashkiakët për plehrat, Tabaku: Do rrisë përsëri tarifat e pastrimit

Kryeministri Edi Rama tha të enjten se janë investuar 800 milion euro për pastrimin dhe menaxhimin e mbetjeve në të gjithë vendin. Por puna në terren nuk kish justifikuar investimin, duke atakuar direkt disa bashki të vendit e duke paralajmëruar padi  nëse nuk menaxhohet siç duhet kjo situatë.

Por deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, 24 orë pas takimit del në një tjetër konkluzion.

“Një  kryeministër që drejton një shtet të kapur shndërrohet në mburojën politike të atyre qe marrin kontrata nga pushteti.

U dogjën plehrat në Fier, Durrës e Kavajë për të furnizuar me kontrata të majme pronarin e Inceneratorëve.

U mbuluan qytetet e mëdha të Shqipërisë nga tymi plehrave. U rritën tarifat e pastrimit në Tiranë, Durrës, Kavajë e Shijak.

Dje doli përsëri dhe deklaroi që do të rrisë përsëri tarifat e pastrimit, që t'i çojë para inceneratorëve.

Prandaj i njëjti person dogji ligjet dhe kushtëtutën duke ia ofruar në pjatë të florinjtë 400 mln euro përmes 3 kontratave korruptive Klodian Mirel Mërtirit të inceneratorëve.

Aq frikë saqë vonon dhe ngritjen e Komisionit Hetimor të inceneratorëve me lloj-lloj pretekstesh”, shkruan Tabaku në Facebook.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë