Sport

Tajgër Vuds refuzon 3 milionë dollarë për një turne në Arabi

Ylli botëror i golfit, Tajgër Vuds, ka refuzuar sërish një ofertë shumëmilionëshe për të marrë pjesë në një turne në Arabinë Saudite në janar të vitit 2020. “Nuk dua të shkoj në atë vend. Është një rrugë shumë e gjatë”, - ka thënë për “Espn”-në sportisti i famshëm.

Sipas “Espn”-së, golfistit të njohur i janë ofruar 3 milionë dollarë për të luajtur në një turne ndërkombëtar që organizohet në Arabi. Eventi që do të inaugurohet në janar të 2019-ës është errësuar nga vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi në Konsullatën saudite në Stamboll, në tetor të 2018-ës. “European Tour” është kritikuar ashpër për vendimin e vazhdimit të këtij eventi.

Tajgër Vuds e kishte refuzuar ofertën që para vrasjes së gazetarit Khashoggi. “E kuptoj politikën që është pas këtij organizimi”, - ka thënë Vuds, ndërkohë që dilte në mbrojtje të kolegëve të tij profesionistë si Fill Mikelson dhe kampionit në fuqi Dastin Xhonson, të cilët vendosën të luanin në këtë turne.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë