Politike

Tabaku: Sulmet kibernetike iraniane, një argument më shumë për të vonuar censusin

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka komentuar fenomenin e sulmeve kibernetike iraniane në të gjitha faqet e qeverisë, në një kohë kur nga ana tjetër kryeministri Edi Rama është angazhuar në një projekt me inteligjencën Artificiale të Chat GPT.

“Për të dytin vit me radhë vendi ynë gjendet në kulmin e sulmeve kibernetike që ironikisht nuk po shqetësojnë qeverinë më shumë se sa po i japin një argument më shumë për të vonuar të dhënat e censusit e për tenderin e rradhës. Siç edhe kuptohet, të dhënat e censusit duhet të ishin publikuar dhe të ishin temë reale debati për shumë vendimmmarrje që ne sot po marrim.

Nëse sot qeveria po ndërmerr disa kredi, vendimmarrje apo projekte për Shqipërinë ne duhet të dimë se sa shqiptarë do të impaktojnë, kur flasim për reformë elektorale e territoriale nuk ka instrument më të mirë se censusi. Por, frikës së qeverisë me shifrat e rëna të shqiptarëve, ulja e lindshmërisë dhe një komb që po humbet rininë e cila largohet për ta plakur i shtohet dhe frika e sulmeve kibernetike që kanë zhveshur Shqipërinë Digjitale nga propaganda me lajle lujle që na shitet përditë”, shkruan Tabaku.

“Kriza e Shqipërisë, sipas saj  që dëshmohet në çdo shifër të INSTAT është kriza njëkohësisht e një vendi të vendosur në cep nga sulmet kibernetike të cilat në mënyrë të pamëshrtshme po dëshmojnë se hackeri më i madh është korrupsioni”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë