Kinema

Superman kthehet në një shtrigan

Po aq befasuese sa ishte të mësoje se vetë Superman-i ishte zgjedhja e Netflix për shtriganin Geralt në përshtatjen televizive të “The Witcher”, por ajo është më shumë magjepsëse, pamja e tij prej shtrigani. Netflix sapo ka nxjerrë një teaser të aktorit Henry Cavill si Geralti me floknajën prej mëndafshi të argjendtë, që do e turpëronte vetë Legolasin, interpretuar nga Orlando Bloon, në “Lord of the Rings”.

https://twitter.com/netflix/status/1057640842201055232

Netflix gjithashtu ka bërë me dije se ka bërë audicion për një sërë personazhesh kyç të “The Witcher”. Eamon Farren i “Twin Peaks” i bashkohet kastës si oficeri i inteligjencës Cahir, Joey Batey i “Knightfall” do të interpretojë bardin Jaskier, Lars Mikkelsen nga “House of Cards” është magjistari kovirian Stregobor. Anna Shaffer do të luajë magjistricën, Triss.

Geralti nga video-loja "The Witcher"

Spoti nuk na jep më shumë hollësi sesi do të ngjajnë bota e madhe e “The Witcher”, por paruka e Geralt-it mund të jetë e mjaftueshme...tani për tani.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë