Kuriozitete

Studiuesit zbulojnë orën më stresuese të ditës

Të shkosh në punë dhe të dërgosh fëmijët në shkollë është periudha më stresuese e ditës, sipas një sondazhi të ri.

2 mijë persona në Britani u pyetën nga disa shkencëtarë se cila ishte periudha më stresuese e ditës dhe rezultatet treguan se ora 7:23 e mëngjesit ishte koha më stresuese.

Atyre iu kërkua gjithashtu të renditnin 50 ngjarjet më stresuese në një ditë të zakonshme. Qëndrimi në trafik, derdhja e diçkaje në tapet dhe zgjimi vonë ishin ndër pesë të parat.

Sondazhi zbuloi se të rriturit përballen me rreth tre ngjarje stresuese çdo ditë. Ato shfaqen rreth një orë më herët tek femrat sesa tek meshkujt.

Hulumtimi i fundit u bë nga Organizata Rescue Remedy, e cila shet tableta, kremra dhe lëngje që pretendojnë se ndihmojnë në lehtësimin e stresit.

Zuzana Bustikova, drejtuese e Rescue Remedy, tha se “shpesh kur mendojmë "dramë" mendojmë gjëra të mëdha, por hulumtimi tregon se sa ndikim mund të kenë problemet e vogla në dukje në humorin tonë të përditshëm.

“Ne e dimë se një gjumë i keq mund të ndikojë në gjithë ditën. Pra, nuk është çudi që mëngjeset janë kur përjetohet drama e parë".

Ngjarjet stresuese me të cilat përballeshin njerëzit kishin më shumë gjasa t'i linin ata të frustruar (32 për qind), në ankth (23 për qind) ose të lodhur (21 për qind).

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se stresi kronik mund të çojë në presion të lartë të gjakut, sëmundje të zemrës dhe një sistem imunitar të dobësuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë