Jete & Stil

Studimi: Të kërkosh këshilla është më efektive sesa të kërkosh reagime

Një hulumtim nga Harvard ka zbuluar se reagimet që ne presim ti marrim nga të tjerët shpesh nuk kanë ndonjë ndikim, madje mund të kenë ndikim negativ në performancën tonë. Kjo ndodh sepse reagimet që marrim shpesh janë të paqarta dhe nuk arrijnë të nxjerrin në pah se çfarë mund të përmirësojmë ose si ta përmirësojmë.

Ky hulumtim sugjeron një qasje më të mirë. Në katër eksperimente, studiuesit zbuluan se njerëzit morën informacion më efektiv kur kërkuan këshilla sesa reagime.

Në një eksperiment, studiuesit u kërkuan 200 njerëzve të jepnin këshilla ose reagime në një CV që kishte bërë një nga kolegët e tyre.

Ata që bënë reagime ishin të paqartë dhe ishin të prirur të bënin komente të përgjithshme pozitive.

Pjesa që dhanë këshilla ishin më të qartë dhe kritik.

Në fakt, krahasuar me ata që u kërkua të japin komente, atyre që u kërkohet të japin "këshilla" sugjeruan 34% më shumë mundësi për t’u përmirësuar dhe 56% më shumë mënyra për t’u përmirësuar.

Në një eksperiment tjetër, studiuesit u kërkuan 194 punonjësve të japin reagime ose këshilla për performancën e punës së një kolegu. Edhe ky eksperiment tregoi që atyre të cilëve iu kërkua të jepnin reagime dhanë më pak kontribut në përmirësimin e detyrës sesa ato që dhanë këshilla.

Më tej i përsëritën këto gjetje në një eksperiment në terren duke iu kërkuar më shumë se 70 studentëve të jepnin këshilla apo reagime për pedagogët e tyre. Përsëri u vërtetua se studentët që dhanë këshilla ishin më të qartë dhe folën për gjëra që funksiononin mirë apo jo.

Pse është më efektive të kërkosh këshilla sesa të kërkosh reagime?

Për shkak të lidhjes midis reagimeve dhe vlerësimit, kur njerëzve u kërkohet të japin reagime, ata shpesh përqendrohen në gjykimin e performancës së të tjerëve dhe mendojnë më shumë për mënyrën sesi të tjerët performonin në të kaluarën. Kjo e bën më të vështirë të imagjinohet e ardhmja e dikujt dhe ndoshta performanca më e mirë. Si rezultat, dhënësit e reagimeve përfundojnë duke siguruar një kontribut më pak kritik dhe jo të vlefshëm.

Në të kundërt, kur u kërkohet të japin këshilla, njerëzit përqendrohen më pak në vlerësim dhe më shumë në veprimet e mundshme në të ardhmen. Ndërsa e kaluara është e pandryshueshme, e ardhmja është plot mundësi. Pra, nëse i kërkoni dikujt këshilla, ka më shumë gjasa që ata të mendojnë përpara për mundësi të ardhshme për tu përmirësuar sesa të kthehen prapa ndaj gjërave që keni bërë, të cilat nuk mund t'i ndryshoni më.

Imazh ilustrues

A është gjithmonë një strategji më e mirë të kërkosh këshilla në vend të reagimeve? Jo domosdoshmërish.

Ndonjëherë marrja e reagimeve mund të jetë më e dobishme. Njerëzit që janë fillestar në fushën e tyre zakonisht i konsiderojnë këshillat më pak motivuese, pjesërisht sepse nuk ndihen sikur kanë aftësitë themelore të nevojshme për t'u përmirësuar. Pra, për fillestarët, mund të jetë më mirë të kërkojnë reagime, sesa këshilla, për të marrë më pak kritika demotivuese. Pavarësisht të mirave që ka, kërkimi i këshillave shpesh është një strategji joefektive për nxitjen e të mësuarit për grupe të caktuara njerëzish.

Pavarësisht kësaj, në fund të fundit duhet të kërkojmë këshilla nëse duam të përmirësojmë diçka pasi reagimet nuk hyjnë në punë.

Burimi: Harvard Business Review. Përktheu: Gazeta “Si”

.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë