Ka ndodhur

Zjarri në Mallakastër merr përmasa të mëdha, kërkohet ndihmë nga ajri

Gazeta Si – Vatra e zjarrit në fshatin Riban, në Bashkinë Mallakastër, është përhapur ndjeshëm gjatë natës, duke marrë përmasa shqetësuese. Aktualisht, flakët paraqesin rrezik të lartë për t’u përhapur drejt masivit pyjor të fshatit Lofkënd.

Forcat operacionale janë përqendruar në dy drejtime kryesore, në Riban dhe Lofkënd, me qëllim izolimin e flakëve dhe mbrojtjen e zonave të rrezikuara.

Aktualisht në terren ndodhen 5 mjete zjarrfikëse nga Mallakastra, Fieri, Roskoveci, Berati dhe Kuçova, rreth 30 efektivë të MZSH-së, 35 forca bashkiake dhe 2 autobote uji.

Ndërkohë pritet të mbërrijnë edhe rreth 35-40 trupa të Forcave të Armatosura.

Sipas autoriteteve, ndërhyrja në terren po vështirësohet për shkak të relievit, bimësisë së dendur dhe intensitetit të zjarrit.

Për këtë arsye është vlerësuar e nevojshme ndërhyrja nga ajri me helikopter për të ndihmuar në izolimin e vatrës së zjarrit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë