Lajme

Strasburgu ndëshkon edhe kur prishen shtëpitë pa leje

Mentor Kasa - Shembja e shtëpive në zonën e Unazës së Re mund t’u kushtojë takspaguesve shqiptarë miliona euro ndëshkim, edhe nëse bëhet fjalë për banesa të ndërtuara pa leje dhe pa asnjë dokumentacion pronësie.

Në Gjykatën për të Drejtat e Njeriut në Strasburg janë me dhjetra rastet ndër vite, kur shtetas të ndryshëm kanë paditur vendet përkatëse për prishjen e banesave të tyre dhe kjo gjykatë u ka njohur të drejtën e dëmshpërblimit, edhe në rastet kur ndërtimet kanë qenë pa leje.

E njëjta gjë mund të ndodhë në të ardhmen nëse të prekurit nga plani i Qeverisë për Unazën e Madhe nga aksi i Shkollës Teknologjike deri tek Sheshi Shqiponja vendosin, në një skenar hipotetik, që të ankohen në Gjykatën e Strasburgut.

Qeveria thotë se shpronësimet dhe prishja e shtëpive pa leje po bëhet për interes publik, por në praktikën e gjykatës e drejta për strehim prevalon mbi interesin publik. Në vendimet e dhëna ndër vite, kjo Gjykatë, që mbron respektimin e Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, konventë e nënshkruar dhe ratifikuar edhe nga Shqipëria thekson se “interesi publik nuk duhet që të cenojë të drejtën themelore të strehimit”.

Qeveria shqiptare thotë se problemin e strehimit e zgjidh duke dëmshpërblyer banorët që kanë shtëpitë e bizneset me leje të rregullt, ndërsa për ata që kanë banesa pa leje, dëmshpërblimi nuk parashikohet, por e zgjidh strehimin për 3 vite duke u paguar qiranë. Por, a është e mjaftueshme dhe për më tepër në përputhje me vendimet e gjykimet e Strasburgut kjo zgjidhje?

Precedentët joshqiptarë na thonë që jo. Në mars të 2015, Gjykata e Lartë Administrative në Bullgari vendosi që një banesë e ndërtuar në brigjet e Detit të Zi në vitin 2005 nga Mavruda Dimitrova Ivanova dhe Ivan Yankov Cherkezov ishte e paligjshme dhe nuk mund të legalizohej sipas ligjeve vendase. Një muaj pas këtij vendimi, zyra rajonale e Drejtorisë Kombëtare të Kontrollit të Ndërtimeve (simotra e INUK-ut në Bullgari), kërkoi nga këta dy shtetas që të bashkëpunonin dhe ta prishnin vullnetarisht shtëpinë e tyre.

Paralelja me rastin e banorëve të Astirit është se edhe atyre iu dha afat 14 ditor me paralajmërimin se në të kundërt do ta bënin këtë me urdhër gjykate me shpenzimet e tyre. “Oferta” e autoriteteve bullgare u refuzua dhe në gusht të 2015, autoritetet kontraktuan një kompani private për t’u prishur shtëpinë. Banesa u prish dhe dy zotëruesit e saj u zhvendosën në një apartament në qytet, që e kishin blerë në 2013.

Pasi gjykoi të gjithë rrjedhën e ngjarjeve, Strasburgu nuk gjeti shkelje të Artikullit 1 të Konventës për të drejtat e njeriut, që flet për mbrojtjen e pronës private, pasi banesa e sheshuar ishte e paligjshme, por gjeti shkelje të të drejtës për të jetuar dhe për t’u strehuar të Artikullit 8, pavarësisht se çifti në fjalë gëzonte një banesë të dytë apartament të blerë në vitin 2013.

Një tjetër rast ka të bëjë me komunitetin rom në një zonë informale në Kaliningrad. Në mars të 2001, autoritetet nisën punën për hartimin e planit për zhvillimin e zonës ku jetonte ky komunitet. Gjatë kësaj periudhe iu kërkua banorëve që të aplikonin për të legalizuar banesat e tyre të paligjshme.

Por, vetëm një pjesë e tyre mori pronësinë, të tjerëve iu pezullua procesi. Në 2005, drejtuesit vendorë deklaronin se fshati i romëve, i quajtur Dorozhnoye ishte një “parajsë e trafikut të drogës” dhe brenda pak ditëve nisi një aksion për identifikimin e ndërtesave pa leje. Aksioni arriti në përfundimin se të gjithë banorët duhet të lironin shtëpitë e zëna “në mënyrë të paligjshme”.

Titujt e pronësisë të shpërndarë u anuluan dhe aksioni u shtri edhe tek banesat me dokumentacion të rregullt. Mes tyre ishte edhe shtëpia e Leonas Iono Bagdanovicius, i cili udhëhoqi në Strasburg padinë personale dhe të disa personave të tjerë në Strasburg.

Gjykata gjeti shkelje të rënda të shtetit rus, duke e detyruar që të paguajë 215 mijë euro për familje, përfshirë dëmin material e moral që u kishte shkaktuar. Në këtë rast, Strasburgu ka gjetur edhe diskriminim etnik.

Nga Turqia mbërrin një precedent tjetër. Masallah Oneryildiz, shtetas turk, jetonte së bashku me 12 anëtarë të tjerë të familjes së tij në zonën informale të Hekimbasey Umraniye të Stambollit.

Të gjithë banorët në këtë zonë ishin të ardhur, që kishin ndërtuar në tokë publike dhe private ndër vite dhe pa leje. Në të njëjtën zonë ishte vendosur edhe një vendgrumbullim plehrash, për të cilin në vitin 1991 ekspertët dhanë alarmin për mundësinë e shpërthimit të gazit metan.

Alarmi i dhënë nga ekspertët nuk u dëgjua nga autoritetet dhe në prill të 1993 ndodhi një shpërthim i fuqishëm dhe flakët që pasuan dogjën edhe 11 banesa, mes të cilave edhe ajo e Oneryildiz. Ky i fundit paditi shtetin në gjykatat turke për dëme materiale dhe morale, pasi nga shpërthimi kishte humbur edhe 9 pjesëtarë të familjes së tij. Dëmshpërblimi i dhënë nga drejtësia turke ishte qesharak dhe nuk u morën parasysh dëmet materiale, pasi për drejtësinë turke, duke qenë se ishin ngritur pa leje, ato nuk ekzistonin.

Oneryildiz nuk u dorëzua dhe u ankua në Gjykatën e Strasburgut, kjo e fundit i dha të drejtë duke deklaruar se vërtet banesa e tij ishte e paligjshme, por që ai jetonte aty ishte fakt dhe gjithë materialet që ka humbur janë po ashtu fakte dhe të mira që i përkisnin atij. Me këtë logjikë, Strasburgu detyroi Turqinë në vitin 2002 që ta dëmshpërblejë me 154 mijë euro.

Nga Shqipëria nuk ka një rast identik të tillë, por të ngjashëm ka plot. Më i bujshmi është edhe më i freskët, edhe më i rënduar për xhepat e taksapaguesve shqiptarë. Bëhet fjalë për gjyqin ndaj prishjes së pallatit të vjehrrit të Lulzim Bashës në Vlorë.

Qeveria e prishi duke argumentuar se leja e ndërtimit ishte dhënë në mënyrë të paligjshme. Strasburgu mendoi të kundërtën dhe veç kësaj, ndëshkoi autoritetet dhe bashkë me to edhe taksapaguesit shqiptarë edhe për shkeljet të tjera gjatë aksionit të INUK, që rrethoi godinën me shirita të verdhë, si “skenë krimi” dhe nuk lejoi banorët që kishin blerë shtëpi e biznese që të hynin në pronën e tyre.

Vendimi përfundimtar u mor në qershor të këtij viti, ku Gjykata ndëshkoi qeverinë shqiptare me 16.8 milionë euro. Përfituesit kryesorë janë dy shtetas. Xhaferr Isufi me 6.2 mln euro si pronar i vetëm në 35 apartamente e ambiente. Ai kompensohet deri në gjysmën e vlerës prej 7.2 milionë euro për 25 prona që i ka në bashkëpronësi me shtetasin Xhuvi Sharxhi. Përfitues janë edhe 16 persona të tjerë pronarë me nga një apartament që marrin nga 90 deri në 200 mijë euro si dëmshpërblim.

Copyright © Gazeta “Si”

Më Shumë

Politike

Strasburgu ndëshkon edhe kur prishen shtëpitë pa leje

Shembja e shtëpive në zonën e Unazës së Re mund t’u kushtojë takspaguesve shqiptarë miliona euro ndëshkim, edhe nëse bëhet fjalë për banesa të ndërtuara pa leje dhe pa asnjë dokumentacion pronësie.

Në Gjykatën për të Drejtat e Njeriut në Strasburg janë me dhjetra rastet ndër vite, kur shtetas të ndryshëm kanë paditur vendet përkatëse për prishjen e banesave të tyre dhe kjo gjykatë u ka njohur të drejtën e dëmshpërblimit, edhe në rastet kur ndërtimet kanë qenë pa leje.

E njëjta gjë mund të ndodhë në të ardhmen nëse të prekurit nga plani i Qeverisë për Unazën e Madhe nga aksi i Shkollës Teknologjike deri tek Sheshi Shqiponja vendosin, në një skenar hipotetik, që të ankohen në Gjykatën e Strasburgut.

Qeveria thotë se shpronësimet dhe prishja e shtëpive pa leje po bëhet për interes publik, por në praktikën e gjykatës e drejta për strehim prevalon mbi interesin publik. Në vendimet e dhëna ndër vite, kjo Gjykatë, që mbron respektimin e Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, konventë e nënshkruar dhe ratifikuar edhe nga Shqipëria thekson se “interesi publik nuk duhet që të cenojë të drejtën themelore të strehimit”.

Qeveria shqiptare thotë se problemin e strehimit e zgjidh duke dëmshpërblyer banorët që kanë shtëpitë e bizneset me leje të rregullt, ndërsa për ata që kanë banesa pa leje, dëmshpërblimi nuk parashikohet, por e zgjidh strehimin për 3 vite duke u paguar qiranë. Por, a është e mjaftueshme dhe për më tepër në përputhje me vendimet e gjykimet e Strasburgut kjo zgjidhje?

Precedentët joshqiptarë na thonë që jo. Në mars të 2015, Gjykata e Lartë Administrative në Bullgari vendosi që një banesë e ndërtuar në brigjet e Detit të Zi në vitin 2005 nga Mavruda Dimitrova Ivanova dhe Ivan Yankov Cherkezov ishte e paligjshme dhe nuk mund të legalizohej sipas ligjeve vendase. Një muaj pas këtij vendimi, zyra rajonale e Drejtorisë Kombëtare të Kontrollit të Ndërtimeve (simotra e INUK-ut në Bullgari), kërkoi nga këta dy shtetas që të bashkëpunonin dhe ta prishnin vullnetarisht shtëpinë e tyre.

Paralelja me rastin e banorëve të Astirit është se edhe atyre iu dha afat 14 ditor me paralajmërimin se në të kundërt do ta bënin këtë me urdhër gjykate me shpenzimet e tyre. “Oferta” e autoriteteve bullgare u refuzua dhe në gusht të 2015, autoritetet kontraktuan një kompani private për t’u prishur shtëpinë. Banesa u prish dhe dy zotëruesit e saj u zhvendosën në një apartament në qytet, që e kishin blerë në 2013.

Pasi gjykoi të gjithë rrjedhën e ngjarjeve, Strasburgu nuk gjeti shkelje të Artikullit 1 të Konventës për të drejtat e njeriut, që flet për mbrojtjen e pronës private, pasi banesa e sheshuar ishte e paligjshme, por gjeti shkelje të të drejtës për të jetuar dhe për t’u strehuar të Artikullit 8, pavarësisht se çifti në fjalë gëzonte një banesë të dytë apartament të blerë në vitin 2013.

Një tjetër rast ka të bëjë me komunitetin rom në një zonë informale në Kaliningrad. Në mars të 2001, autoritetet nisën punën për hartimin e planit për zhvillimin e zonës ku jetonte ky komunitet. Gjatë kësaj periudhe iu kërkua banorëve që të aplikonin për të legalizuar banesat e tyre të paligjshme.

Por, vetëm një pjesë e tyre mori pronësinë, të tjerëve iu pezullua procesi. Në 2005, drejtuesit vendorë deklaronin se fshati i romëve, i quajtur Dorozhnoye ishte një “parajsë e trafikut të drogës” dhe brenda pak ditëve nisi një aksion për identifikimin e ndërtesave pa leje. Aksioni arriti në përfundimin se të gjithë banorët duhet të lironin shtëpitë e zëna “në mënyrë të paligjshme”.

Titujt e pronësisë të shpërndarë u anuluan dhe aksioni u shtri edhe tek banesat me dokumentacion të rregullt. Mes tyre ishte edhe shtëpia e Leonas Iono Bagdanovicius, i cili udhëhoqi në Strasburg padinë personale dhe të disa personave të tjerë në Strasburg.

Gjykata gjeti shkelje të rënda të shtetit rus, duke e detyruar që të paguajë 215 mijë euro për familje, përfshirë dëmin material e moral që u kishte shkaktuar. Në këtë rast, Strasburgu ka gjetur edhe diskriminim etnik.

Nga Turqia mbërrin një precedent tjetër. Masallah Oneryildiz, shtetas turk jetonte së bashku me 12 anëtarë të tjerë të familjes së tij në zonën informale të Hekimbasey Umraniye të Stambollit.

Të gjithë banorët në këtë zonë ishin të ardhur, që kishin ndërtuar në tokë publike dhe private ndër vite dhe pa leje. Në të njëjtën zonë ishte vendosur edhe një vendgrumbullim plehrash, për të cilin në vitin 1991 ekspertët dhanë alarmin për mundësinë e shpërthimit të gazit metan.

Alarmi i dhënë nga ekspertët nuk u dëgjua nga autoritetet dhe në prill të 1993 ndodhi një shpërthim i fuqishëm dhe flakët që pasuan dogjën edhe 11 banesa, mes të cilave edhe ajo e Oneryildiz. Ky i fundit paditi shtetin në gjykatat turke për dëme materiale dhe morale, pasi nga shpërthimi kishte humbur edhe 9 pjesëtarë të familjes së tij. Dëmshpërblimi i dhënë nga drejtësia turke ishte qesharak dhe nuk u morën parasysh dëmet materiale, pasi për drejtësinë turke, duke qenë se ishin ngritur pa leje, ato nuk ekzistonin.

Oneryildiz nuk u dorëzua dhe u ankua në Gjykatën e Strasburgut, kjo e fundit i dha të drejtë duke deklaruar se vërtet banesa e tij ishte e paligjshme, por që ai jetonte aty ishte fakt dhe gjithë materialet që ka humbur janë po ashtu fakte dhe të mira që i përkisnin atij. Me këtë logjikë, Strasburgu detyroi Turqinë në vitin 2002 që ta dëmshpërblejë me 154 mijë euro.

Nga Shqipëria nuk ka një rast identik të tillë, por të ngjashëm ka plot. Më i bujshmë është dhe më i freskët dhe më i rënduar për xhepat e taksapaguesve shqiptarë. Bëhet fjalë për gjyqin ndaj prishjes së pallatit të vjehrrit të Lulzim Bashës në Vlorë.