Sport

Strakosha del hapur: Dortmund? Më intereson, e ndjek me interes Bundesligën

Nuk ka më vend tek Lazio për Thomas Strakoshën. Kontrata e Thomas Strakoshës me Lazion përfundon në fund të sezonit të ardhshëm dhe rinovimi me shumë mundësi nuk do të vijë, sidomos pas deklaratës së fundit të bërë nga portieri i kombëtares sonë.

Në një intervistë për Sky Sport në Gjermani është ai është pyetur rreth interesimit të Borussia Dortmund duke u treguar i hapur për një lamtumirë të mundshme në verë: “Unë jam i hapur për sfida të reja. Roma është si një shtëpi e dytë për mua, por Bundesliga është një kampionat shumë interesant. Mund të jetë një hap i shkëlqyeshëm në karrierën time.

Borussia Dortmund? Ata janë një klub i shkëlqyeshëm me ambicie të mëdha. Është e qartë se ata janë një klub interesant që gjithashtu ka një stadium të pabesueshëm. Do të gënjeja nëse do të thoja se nuk isha i interesuar”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë