Iu deshën vetëm gjashtë fjalë regjisorit skocez Jon S.Baird për të bindur skenaristin Jeff Pope se ai ishte njeriu i duhur për të regjizuar historinë e Laurel dhe Hardy-t shkruar prej këtij të fundit. “Mendoj se është histori dashurie.” , tha Baird, ndërsa Jeff ia priti, “Ashtu është. Mos thuaj asgjë më shumë. Dua ta bësh ti filmin”, kujton Baird. Dyshja u takua në çmimet britanike në fund të 2013 –ës dhe lidhja e tyre u forcua veçanërisht në Çmimet e Filmit të Qarqeve kritike të Londrës, ku Baird fitoi si kineasti britanik i atij viti për filmin “Filth” dhe Pope u kandidua për “Philomena”, në kategorinë e skenarit.
Baird do të ishte i pari që do të vinte re se nuk ishte zgjedhje e dukshme për të bërë regjinë e “Stan & Ollie” – historia e Laurel dhe Hardy, ndërsa ribashkohen në fund të karrierës së tyre në një turne live në teatrot britanikë në vitin 1953. “Mendoj se ky është nënvlerësim”, thotë Baird, “Askush nuk mund të mendonte, ky do të bëjë “Laurel dhe Hardy” dhe e pranoj plotësisht”.Por si Pope, ashtu edhe aktori Steve Coogan, ishin fansa të “Filth”, që i tregoi atyre aftësinë e Baird për të ndihmuar aktorët që të hyjnë në pjesën më pak të eksploruar të gamës së tyre.
“Stan & Ollie”, që e ka premierën botërore në natën përmbyllëse të Festivalit të Filmit në Londër BFI, më 21 tetor, nisi si një projekt me departamentin e komedisë së BBC TV , i menduar si një film i vetëm përBBC1. Vetëm pasi regjisori Baird ftoi producenten Faye Ward për të udhëhequr projektin, filmi u realizua si potencial për ekranin e madh. Ishte ideja e producentes që “Stan & Ollie” të kthehej në një film me metrazh të gjatë. “Mendova se po përpiqeshim të ndrydhnim një histori të madhe në një copë të vogël”, thotë ajo.
Dy vjet pas takimit të Pope dhe Baird, filmi më në fund mori dritën jeshile, duke u xhiruar për 39 ditë në fillim të verës së 2017-ës. “Sony Pictures Classics”, që e bleu filmin në shtator, do e nxjerr për publikun amerikan në fund të 2018-ës, për t’i lejuar klasifikimin në lista çmimesh. N ë Britani, do të dalë në fillim të janarit të 2019-ës, duke u pozicionuar për vëmendjen e çmimeve BAFTA.
Filmi biografik i dy yjeve të komedisë e gjen Steve Coogan në rolin e Stan Laurel përkrah John C Reilly si Oliver Hardy. “Jam i vetëdijshëm rreth përgjegjësisë së madhe për të sjellë personazhet e tyre në jetë, por nuk i kam trajtuar djemtë në mënyrë naive apo në nuanca rozë”, ka thënë regjisori. “Ata janë personazhe të gjallë e që marrin frymë, me defekte dhe të meta. Kërkimi në këtë histori ka ndjerë shumë hollësi dhe fakte, për të cilat as ia kisha idenë. Por gjithçka e kam bërë me dashuri. Laurel dhe Hardy bënë më shumë se 100 filma bashkë nga viti 1921-1951, përpara se të braktisnin ekranin për skenën, me turne nëpër Britani dhe Irlandë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.