Taksa

Sot nis faza e dytë e fiskalizimit. Bizneset nuk janë ende gati

Ditën e enjte të 1 korrikut, ka nisur faza e dytë e fiskalizimit ku pritet të përfshihen 34 mijë subjekte, për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve.  

Sipas burimeve nga AKSHI, vetëm 60% e bizneseve janë pajisur me certifikatat digjitale që duhen për të hyrë në procesin e fiskalizimit.

Lidhur me këtë, Shoqatat e biznesit në vend kanë kërkuar shtyrjen e procesit të fiskalizimit në tërësi, pasi bizneset nuk janë gati nga ana teknike dhe njëkohësisht ndodhen në presion të afateve kohore. Ky proces ka në thelb lëshimin e faturave sipas një sistemi të ri i cili do t’u kushtojë bizneseve më  tepër për pajisjen e kasës, software-t, kompjuter, linjë interneti, printer.

Ministria e Financave njoftoi se deri më datë 31 dhjetor 2021, bizneset nuk do të penalizohen për mosrespektim të afateve kohore të fiskalizimit, por procesi nuk do të shtyhet.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë