Taksa

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon shtyrjen e afatit të fiskalizimit

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë (DHTI), iu bashkua kërkesës së shoqatave të tjera të biznesit për të shtyrë procesin e fiskalizimit.

Ndryshe nga shoqatat e tjera, Dhoma e Tregtisë është shprehur pro ndryshimit në aktin normativ për të falur penalitetet e bizneseve deri në fund të vitit 2021. Por DHTI thekson se duhet shtyrja e afateve ligjore në zbatimin e kësaj reforme dhe në veçanti për fazat e parashikuara sipas ligjit. 

Ashtu siç kanë vepruar shumë vende evropiane, periudha e testimit të platformës të faturës elektronike do të duhet domosdoshmërish të shtyhet. Është shumë e rëndësishme jo vetë që të mos aplikohen penalitete, por të evidentohen problemet dhe të mbështeten sipërmarrjet  në përballimin  e kostove për kualifikimin e stafit që do të aplikojë në platformën e faturave  elektronike.

Adoptimi i programeve të reja kompjuterike, mirëmbajtja e sistemit, kostot dhe periudha e trajnimit të stafit brenda kompanisë, ashtu edhe vetë testimi i platformës së faturës elektronike, forcon bindjen tek sipërmarrja  nevojën për shtyrjen e afateve ligjore për zbatimin e kësaj reforme, përtej vitit 2021, thuhet në mendimin e Dhomës.

Në datën 1 korrik nis faza e dytë e procesit të fiskalizimit dhe më 1 shtator.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë