Taksa

Bizneset në vend: Nuk jemi gati për fiskalizmin

Në një anketë të Këshillit të Investimeve, bizneset në Shqipëri janë shprehur se nuk është momenti i duhur për t'u bërë fiskalizimi. Procesi i fiskalizimit ka nisur në janarin e vitit 2021 për të rregulluar marrëdhënien e pagesës biznes-konsumator dhe për të shmangur evazionet fiskale.

Rreth 51% e kompanive deklarojnë se nuk është momenti i duhur për të filluar zbatimin e fiskalizimit, duke argumentuar mungesën e infrastrukturës, koston e lartë të zbatimit dhe mungesën e trajnimeve, ndërsa 32% theksojnë se është momenti i duhur për të filluar zbatimin e sistemit të ri, kryesisht sepse informaliteti duhet të marrë fund” thuhet dokument.

29% e bizneseve deklarojnë se janë gati për të përdorur sistemin e ri ndërsa, 46% e tyre jo.

Lidhur me trajnimet e stafeve sipas të dhënave, kompanitë nuk kanë një fond të dedikuar për të trajnuar punonjësit e tyre. 55% e kompanive deklarojnë se nuk kanë një fond të tillë, ndërsa 7% deklarojnë se dedikojnë fonde herë pas here.

“Vlen të përmendet gjithashtu se ekziston një konfirmim i gatishmërisë së fuqisë punëtore për të mësuar gjëra të reja. Për shembull, 68% e kompanive të përgjigjura deklarojnë se gatishmëria e punonjësve të tyre për të marrë aftësi të reja është shumë e lartë. 74% e kompanive kryejnë vlerësime për aftësitë e stafit të tyre dhe nevojat për trajnim, por vetëm 14% e tyre përdorin trajnime jashtë kompanisë. Riorganizimi është veprimi më i zakonshëm i ndërmarrë për të adresuar mungesën e aftësive të stafit ekzistues (27%)”, thuhet në raport.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë