Taksa

Mbi 9 mln fatura të lëshura, por vetëm 40% e bizneseve janë regjistruar në fiskalizim

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka lajmëruar se nga janari 2021 deri në fund të korrikut janë lëshuar mbi 9 milionë fatuara të fiskalizuara nga 13.633 biznese në fiskalizim. Nga ky numër, 7.690 subjekte janë regjistruar në fazën e parë dhe pjesa tjetër gjatë fazës së dytë.

Në total janë 34 mijë biznese për t’u bërë pjesë e fiskalizimit, por deri tani vetëm 40%  e tyre janë bërë pjesë. Ndërkohë 60% e biznesit të mbetur ka kohë deri më 1 shtator të regjistrohet në fazën e dytë dhe më pas për fazën e tretë.

Shoqatat e biznesit dhe tregtisë kanë reaguar kundër fiskailzimit që në nisje të saj duke përmendur kostot monetare, problemet teknike, papërgatitjen e subjekteve dhe lënien mënjanë të bizneseve nëpër periferi.

Një arsye pse bizneset po hezitojnë të regjistrohen në fiskalizimi mund të jetë edhe vendimi i qeverisë dhe Ministrisë së Financave për të falur penalitetet deri më 31 dhjetor 2021, por t’i nisin më 1 janar 2022. Vendimi erdhi pas kërkesës së bizneseve për shtyrje të të gjthë procesit me 2 vite, por që nuk u mor parasysh.

Në fazën e parë përfshiheshin bizneset që kryenin transaksione me institucionet shtetërore. Në fazën e dytë duhet të regjistrohen bizneset qe kryejnë transaksione pa para në dorë midis tatimpaguesëve dhe në fazën e tretë transaksionet me para në dorë tatimpagues-konsumator.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë