Ekonomi

Skenari i BSH-së: Çfarë do të ndodh nëse kërkesa dhe oferta bien 10 për qind

Kur dje ( të mërkurën)  Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko do të thoshte se Covid-19 nuk do të kursente  ekonominë reale të gjithë prisnin se sa do të jetë ky ndikim dhe ku?

Megjithëse  është ende herët për të dhënë një  konkuzion të certifikuar Banka Qëndrore  gjithësesi ka ndërtuar disa skenarë, që sipas saj “ janë  hipotetikë “

LEXO EDHE:
“Banka e Shqipërisë nuk e paguan dot e vetme faturën e krizës”

“Rezultatet e paraqitura kanë vetëm vlerë ilustruese,  ato nuk përfaqësojnë vlerësimet apo parashikimet e Bankës së Shqipërisë, të cilat ndërtohen mbi supozime reale mbi intensitetin dhe kohëzgjatjen e goditjes, por ofron një mekanizëm vlerësues për skenarë të mundshëm goditjeje”-thuhet në raportin tremujorë të Politikës Monetare ku janë botuar edhe parashikimet.

Nëse kërkesa bie 10 për qind?

Në këtë rast banka vlerëson se  importet do të pësojnë një goditje që do shkaktoj rënien me 13.5 për qind ndërsa Prodhimi i Përgjithshëm Kombëtar do të bie në mënyrë të pjesëshme me 6.9  për qind. Punësimi do të pakësohej me rreth 8.3%, ndërsa shkalla e papunësisë do të rritej me 7.4 pikë përqindje.

“Në këtë situatë hipotetike, ndikimi më i madh vjen nga rënia e konsumit privat, i pasuar nga eksportet dhe investimet.”- citohet në raportin e BSH-së.

This image has an empty alt attribute; its file name is grafik-banka-1.png

Po nëse konsumi privat bie 10 për qind cilat do të jenë efektet?

Banka vlerëson se  kjo situatë do të shkaktojë humbje prej 4.0% në PPB  ku goditja do të jetë e përqëndruar tek  bujqësia, industria e përpunuese dhe tregu I pasurive të palujtshme.

Efekti pasues në këtë zinxhir është ndërtimi. “Një  rënie hipotetike me 10% e investimeve do të gjeneronte një humbje prej 1.1% të kontributit të  ndërtimit në  PBB”- thuhet në raport.

 Ndërkohë, rënia hipotetike me 10% e eksporteve do të kishte një ndikim negativ prej rreth 1.8% në PBB, me një shpërndarje relativisht më të gjerë në ekonomi.

Po nëse konsumi rritet?

Përsëri, duke marrë parasysh një situatë hipotetike ku konsumi publik rritet me 10%, për shkak të rritjes së të ardhurave të disponueshme, BSH  vlerëson se ndikimi pozitiv në ekonomi do të ishte rreth 0.5% e PBB-së, rritje të punësimit me  0.7% dhe rënie të shkallës së papunësisë me rreth 0.7 pikë përqindje.

Kur goditja ndodh në krahun e ofertës

Nëse në një situatë hipotetike ku prodhimi bie me 10% në të gjithë sektorët e ekonomisë, efekti më I madh negative do të buronte nga  bujqësia, ndërtimi dhe  tregtia e transporti

 “Duke pasur parasysh që sektori i  bujqësisë zë një peshë të konsiderueshme tek  konsumit privat, të vlerës së shtuar bruto dhe të punësimit, edhe impakti ekonomik që karakterizon këtë sektor është më i lartë krahasuar me të tjerët. Rezultatet e vlerësimit mund të jenë mjaft të ndryshme si në terma të totalit, ashtu edhe në terma të shpërndarjes, nëse goditjet nuk janë uniforme.”- shpjegon Banka.

Banka sqaron  se  “Vlerësimet e bëra përfaqësojnë ndikimet direkte të lidhura me goditjet  përkatëse dhe se ato nuk përfshijnë efekte indirekte që lidhen me rënie të kërkesës ose prodhimit përtej horizontit kohor të goditjes fillestare. Kështu, konsumi i ardhshëm mund të ndikohet nga rënia e të ardhurave të disponueshme në periudhën aktuale. Po ashtu, prodhimi I ardhshëm mund të ndikohet nga rënia e investimeve në momentin aktual.”

Nëse shtohen këto efekte, ndikimi i goditjeve do të ishte edhe më i lartë.

Skenari I ndërtuar nga Banka Qëndrore  i bënë vlerësimet mbi goditjet fillestare. “ Nëse masa e goditjeve do të ishte më e lartë apo më e ulët, edhe efektet ekonomike do të ishin më të rënda apo më të lehta”-thotë raporti I Bankës së Shqipërisë.

*Ky material nuk lejohet të kopjohet, apo riprodhohet pa miratimin e Gazetës “Si”. Ai është pronë intelektuale e gazetasi.al dhe si i tillë mbrohet nga ligji*


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë