Para

“Banka e Shqipërisë nuk e paguan dot e vetme faturën e krizës”

Shoqata e bankave: Garancia sovrane ka kritere nuk është për të gjithë. Biznesi: Paketat e qeverisë të vonuara dhe pamjaftueshme

Guvernatori Gent Sejko ka rritur tonet e pesimizmit për krizës ekonomiko-finnaciare të shkaktuar nga pandemia Covid-19.

Teksa statistikat e humbjeve nuk janë të qarta deri më tani dhe rripi po shtrëngohet, guvenratori Sejko u shpreh se Banka e Shqipërisë nuk e paguan dot e vetme faturën e krizës, prandaj ka thirrur në një takim për të diskutuar një program të përbashkët me biznesin dhe sistemin bankar që të gjithë aktorët të mos jenë pjesë pasive në këtë situatë, por të ndërmarrin rol aktiv në kalimin e krizës.

Megjithatë nga fjalimet që bënë përkatësisht, kreu i Shoqatës së Bankave Silvio Pedrazzi dhe Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë Ines Muçostepa u vu re frika për të përballuar seicili sektor problemet e veta duke kërkuar mbështetje nga qeveria dhe Banka e Shqipërisë për daljen nga kriza.

Në konferncën për shtyp të ditëve më parë, guvernatori Sejko do të pranonte se Shqipëria do të kalojë në recesion, por sot, të mërkurën  në takim em biznesin, ai i rriti dozat e pesimizmit duke theksuar se historia e ka treguar që “pas krizës së likuiditetit mund të vijë një krizë më e madhe financiare”

Në një skaner që i bëri ekonomisë në këtë fazë që jemi, Sejko u shpreh se aktiviteti ekonomik ka përjetuar një rënie të fortë që nuk ka ndodhur më parë, po ashtu ka rënie të të ardhurave, përkeqësim të aftësisë paguese që do të dëmtojnë biznesin dhe si rrjedhojë  papunësi të rritur, "Po ashtu edhe sektori real"- tha ai nuk do të shpëtojë nga kriza pa i lënë gjurmë

“Biznesi dhe sektori bankar nuk duhet ta konsiderojnë veten aktorë pasiv, por aktiv në zgjidhjen e krizës. Industria bankare dhe biznesi duhet të ndihmojnë. Banka deri tani ka shfrytëzuar shumë instrumente në dispozicion që nga ulja e normës së interesit, moratorium për këstet e kredive, injektimi i likuiditetit në treg pa kufizim deri në 2% të PBB-së çdo javë”- u shpreh guvernatori duke treguar se BSH e ka paguar faturën e saj të krizës dhe është e gatshme që duke mbrojtur me fanatizëm stabilitetin financiar dhe monetary të ndërhyjë me instrumentet në dispozicion.

Guvernatori Sejko pranoi që biznesi përballet me një sfidë të madhe që është ekzistenciale.

Por duke i përmendur biznesit që kreditimi për ta është 4- fishuar në vitet e fundit ose kredia e sektorit për biznesin është sa 25% të bilancit të banave dhe PBB-së së vendit, u kërkoi bizneseve të bashkëpunojnë. Njëkohësisht u kërkoi  të investojnë tek burimet njerëzore, pasi sukesi i çdo biznesi, -tha Sejko -qendron aty.

“Reagimi juaj duhet të jetë i sigurt, aktiv dhe me vizion. Duhet garantim i shëndetit të punonjësve, rishikim i modelit të biznesit dhe të qenit fleksibël në efecencën operacionale, përfshrja më e madhe e teknologjisë dhe  samrtëorking”- tha  Sejko.

Ai tha se Ekonomia ka likuiditet. Në tremujorijn e parë të vitit depozitat kanë shënuar 12% të PBB-së. Likuiditeti është barrierë ndaj krizës, por shtoi Sejko,krizat e likuiditetit, siç ka treguar historia, janë paralajmërim për kriza më të mëdha financiare. Megjithatë ai garantoi se BSH ka marrë masa që bankat të kenë likuiditet mjaftueshëm.

Ai kërkoi nga bankat të analizojnë klientët pas kësaj situate dhe të mendojnë për një  shtyrje tjetër ose ristrukturim tërësor nëse analiza e biznesit tregon se është i qendrueshëm duke ruajtur stabilitetin monetar dhe funanciar.

Kreu i Shoqatës Shqiptare të Bankave Silvio Pedrazzi që në krye të herës së fjalës së tij u kërkoi bizneseve që ta bëjnë vetë analziën përpara se të aplikojnë për kredinë me garanci sovrane.

Në atë që z. Pedrazzi artikuloi, tha qartë se garancia sovrane nuk është për të gjithë bizneset, sepse ka kritere teknike si çdo kredi tjetër.

Ai vurin në dukej se sistemi bankar është i qendrueshëm dhe në shërbim të qytetarëve.

Në përgjigje të guvernatorit që të gjitha palët duhet të jenë aktorë në ndihmë të daljes nga kriza, Z. Pedrazzi u shpreh se “Ne si sistem mbështetemi në fakte dhe faktet janë brenda shumë pak javëve. Bankat pranuan shtyrjen e kredive. Kjo tregon që ne jemi bashkë me qeverinë për tia dalë dhe tregon edhe qendrueshmërinë e sistemit në vend. Jemi të sigurt që BSH do qendrojë përkrahë bankave tregtare për të monitoruar procesin.Duam një mbulim të regjistrit në kohën e duhur për çdo klient. Do na duhet kohë për të riskedukuar kreditë. Ne na duhet siguri se si do veprohet pas përfundimit të moratoriumit. Kjo lidhet me garancinë sovrane për pagat. Janë premtime që nuk janë përkthyer në marrëveshje. Jemi në pritje. Instrumenti i parë që ne kemi për pagesat me Ministrinë e financave. Paketa për pagat është masë e mirë nga qeveria. Por zbatimi po bëhet ngadalë. Kjo paketë do të rritet. Nr i aplikimeve është dyfishyar që nga java që shkoi. Do të shohim efektet në fund të muajit maj”- tha z. Pedrazzi.

Në lidhje me garancinë sovrane ai u shpreh se është një instrument që nuk kompromenton dashamirësinë. “Ata që nuk kanë mundur më parë, nuk munden tani. Ka kushte teknike. Komuniteti i biznesit duhet ta kuptojë para se të aplikojë. Ne nuk mund të lejojmë që garancia sovrane, që janë para të njerëzve të shpenzohen pa qëllim dhe objektiv.Për paketën e re nuk kemi një marrëveshje ende. Jam i kënaqur me atë që ka bërë Shqipëria për mospërhapjen e infeksionit dhe masat e marra.Shqipëria veproi në mënyrë perfekte. I rëndësishëm është zbatimi i masave të marra. Që instrumentet që disponojmë të funksionojnë në mënyrë perfekte, të kemi më shumë mirëkuptim dhe të mbështesim biznesin sepse të gjithë jemi në një varkë.”- tha ai.

Më i ashpër dhe i errët qe qendrimi i përfaqësisë së biznesit të Tregtisë dhe Industrisë. Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, Ines Muçostepa Bashkimi duke shpalosur shifrat e humbjes të deritanishme nga kriza e pikturoi gjendjen e me bojë gri dhe të zezë.

Znj. Muçostepa bëri me dije se turizmi është në kolaps, pasi covid-19 është giditja e dytë për këtë sektor pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

“Eksportet kanë rënë për shkak të ndërprerjes së zinxhirit të vlerës. Ekonomia mbështetet fort tek remitancat, të cilat pritet të bien ndjeshëm.Nuk ka sektorë që nuk është prekur.  Ndikimi do të ndjehet edhe në bujqësi. Prodhuesit po vuajnë mungesën e lëndës së pare dhe kontratave. Llogaritet 50% rënia e prodhimit dhe 70% rënie e shitjeve si rrjedhim edhe të ardhurat. Mbi 60 mijë vende të hunbura pune, shifrat janë për tu azhornuar.”- u shpreh Muçostepa.

Ajo i konsideroi masat e qeverisë të vonuara dhe të pamjaftueshme. Edhe pse bizneset kanë probleme likuiditeti, tha ajo,  kanë frikë për të aplikuar për garancinë sovrane se mos në një moment të dytë ju konfiskohen ato çfarë kanë.

Ajo vuri në dukje se bankat nuk kanë paguar menjëherë dhe ka patur shumë burokraci.

Për të me paketën e tretë duhet të reagojë shpejt për injektim të likuiditetit për më shumë të prekurit, pasi momenti është shumë i vështirë.

“Duhen marrë veprime të shpejta dhe të.menjëhershme për të mos falimentuar bizneset dhe të mos kemi një tkurrje të mëtejshme të ekonomisë. Garancia sovrane nuk duhet të jetë e limituar dhe të përfshijë edhe bujqësinë, blegtorinë dhe peshikimin. Norma e interesit të mos jetë më shumë se 0,2%  dhe shlyerja të nisë në janar 2021 për periudhë 2-5 vjet. Riskedulim i të gjitha kredive për deri 5 vjet pa penalitete.”- përfundoi Muçostepa.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë