Ekonomi

Më shumë se koronavirusi, frika po vret ekonomitë

Përgjigja e sistemit imunitar të trupit është më e dhimbshme se sa infeksioni vetë. E njëjta gjë është e vërtetë për epidemitë dhe ekonominë.

Siç ndodh me sulmet terroriste dhe krizat financiare, epidemitë gjenerojnë paqartësi dhe ndonjëherë panik. Autoritetet qeveritare dhe individët shpesh i përgjigjen impaktit të virusit duke e reduktuar në mënyrë drastike ekspozimin ndaj shokut e në këtë mënyrë ata padashje amplifikojnë impaktin.

Rënia e theksuar e tregut të aksioneve të hënën reflekton frikëra që teksa koronavirusi përhapet në vende të tjera reagimi nuk mund të jetë aq drakonian sa dhe është në Kinë.

Bazuar veçse në impaktin e shkaktuar në shëndet koronavirusi nuk mund të ketë kaq peshë të madhe në ekonominë botërore. Gjer të hënën virusi kishte vrarë 2618 njerëz, e më së shumti në Kinë, ku përqëndrimi i infeksioneve duket se ka shpërthyer. Krahasimisht, nga tërmeti i Sichuan në maj të 2008-s u vranë 69,000 njerëz e nuk la ndonjë gjurmë të dukshme në ritmin e  rritjes së popullsisë kineze.

Diferenca është se përhapja dhe ashpërsia e dëmtimit nga një tërmet është shumë më e kufizuar dhe e qartë se sa një virus. Gjithsesi, në këtë rast zyrtarët kinezë nuk po i lëjnë asnjë gjë në dorë rastësisë. Ata kanë izoluar 60 milionë njerëz në provincën Hubei duke e çuar aktivitetin ekonomik në një gjëndje thuajse inekzistente.

ShBA-ja ka dhënë paralajmërim kundër çdo udhëtimi në Kinë dhe ka pezulluar hyrjen e çdo jo-Amerikani që ka qënë në Kinë gjatë këtyre 14 ditëve. Në Kore të Jugut, sëmundja ka vrarë më pak njerëz se tipikisht vdesin nga gripi në një ditë. Por pavarësisht këtij fakti pjesëmarrja në kinema ka rënë me 38% këtë vit. Sipas një analisti nga Citigroup, “Frika e përhapjes së virusit po përhapet në vend me shpejtësi më të madhe se sa virusi vetë.”    

Epidemologët thonë se nuk ka ndonjë preçedencë që të merret një përgjigje kaq drastike. Epidemia e cila mund të kthehet në pandemi nëse përhapet mjaftueshëm shohim se gjer tani ka prekur më shumë se SARS-i i cili ka orgjinuar në Azi në 2002-shin apo nga Ebola e cila ka nisur në Afrikën perëndimore në vitin 2014. Që prej ndodhisë së këtyre episodeve mbështetja për globalizim në shumë vënde është reduktuar duke forucar më tepër kufijtë midis shteteve.


“Tradicionalisht në shëndetin publik ndërhyrjet që ne dimë se funksionojnë për të ngadalësuar sëmundjet janë gjëra si diagnostifikimi, izolimi në shtëpi e spitale si dhe mbrojtja e punonjësve të mjekësisë.”, thotë Tom Inglesby drejtor i qëndrës për sigurinë shëndetësore në universitetin e John Hopkins. “Masat akoma e më të mëdha të ndërmarra nga Kina sipas z. Inglesby nuk kanë qënë e mjaft të nevojshme.

Lawrence Gostin drejtor i “O’Neill Institute” për Ligjin e shëndetit kombëtar dhe botëror në universitetin Georgetown thotë se “Ne na ka kapur paniku dhe po i bëjmë gjërat nga frika e jo duke u bazuar nga evidencat me impakt masiv në ekonomi”

Ai shprehet se kuarantanimi i Amerikanëve që ishin në zonën aktive të përhapjes si në kroçerë është e arsyeshme. Sidoqoftë, ai shprehet se një ndalim total udhëtimi në gjithë udhëtarët jep efekt të rëndë në industrinë ajrore dhe të tregtisë.

Goldman Sachs projekton 0.8 pikë përqindje goditje në rritjen vjetore të SHBA-së nga tremujori aktual si rezultat i turizmit të reduktuar dhe rënieve në eksporte.

Peter Berezin shef botëror i strategjisë në BCA research firmë këshillimi investimesh, ka përllogaritur se rritja botërore do të bjerë në zero gjatë këtij tremujori dhe më pas mund t’a marrë veten. Por krahaz kësaj ai shprehet se nëse virusi infekton një miliardë njerëz ashtu siç gripi i derrit infektoi në 2009-2010, 20 milionë njerëz mund të vdesin. Si rezultat e reçesioni do të jetë aq i thellë  sa ai i 2008-2009, ndonëse rikuperimi sipas tij do të jetë më i shpejtë.

Rezerva Federale mund t’i përgjigjet koronavirusit përmes reduktimit të normave të interesit. Tani për tani zyrtarët e FED janë duke monitoruar situatën e të shqetësuar nga dëmi ekonomik që mund t’i shkaktojë ky virus.

Nëse Fed ul normat, efekti do të limitohet. Reduktimi i normave nxit kërkesën për produkte dhe shërbime por problemi tani është nëse punonjësit dhe firmat mund t’i ofrojnë.

Pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 aktiviteti ekonomik ra në gjëndje të tmerrshme e ndikuar kjo shume dhe nga fakti i anullimeve të fluturimeve dhe frikës nga më shumë sulme. Fed uli normat e interesit por ajo që rikuperoi konfidencën ishte mungesa e sulmeve të mëpasshme. Po kështu mund të përmendim situatën e Lehman Brothers në 2008 ku Fed uli normat e interesit por duhej ndërhyrja e kompensimit qeveritar për t’i dhënë fund panikut.

Një tjetër problem është se në 2001 dhe 2007-08 Fed i uli normat e interesit me 5 pikë përqindje. Tani e shumta mund t’i ulë me 1.75 pikë përqindje pa arritur në nivelin zero.

Së fundmi mënyra se si politikanët veprojnë ka shumë rëndësi. Në 2001-shin SHBA dhe aleatët e saj kooperuan për t’a mposhtur Al Kaedën dhe në 2008-ën u përpoqën për t’a përmbajtur krizën financiare. Sot duket se shpirtit i kooperimit është i tensionuar nga luftrat tregtare si dhe vihet re një përpjekje më e madhe e SHBA-së për të vepruar vetëm.   

Burimi: WSJ


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë