Shkencë

Si u krijua testi i parë i Covid-19

Fill pas Vitit të Ri Olfert Landt shkencëtar dhe themeluesi i kompanisë bioteknologjike “TIB Molbiol Syntheselabor GmbH” (apo ndryshe shkurt TIB) nisi të shohi në lajme një sëmundje që po përhapej me shpejtësi në Kinë. Shkencëtari gjerman që ka zhvilluar teste për viruse duke nisur nga gripet e zakonshme te SARS ndjeu një mundësi të artë. Ai i kaloi ditët e ardhshme duke bërë testime e studime të shumta gjersa më në fund arriti të krijojë një mënyrë për diagnostifikimin e Covid-19.

Gjatë këtyre dy muajve z. Landt dhe ekipi i tij në kompaninë TIB kanë prodhuar mbi 40000 pajisje për testimin e Covid-19. Kompania tashmë është fokusuar plotësisht në prodhimin e këtyre pajisjeve diagnostifikuese të cilat shiten 160 euro/copa. Telefonatat për porositë e këtyre pajisjeve kanë vërshuar e blerësit kryesorë ishin nga OBSh dhe nga shumë qëndra spitalore e qeveri të vëndeve të ndryshme.

Zoti Olfert Landt themeluesi i “TIB Molbiol Syntheselabor GmbH” dhe një prej shkencëtarëve që zbuluan pajisjen e testimit për Covid-19

Por krahas kompanisë gjermane për prodhime farmaceutike kanë qënë e shumë kompani të tjersa si “LGC Biosearch Technologies” në Britani,  CerTest Biotec në Spanjë dhe Seegene në Kore të Jugut që kanë pasur bum kërkimesh përsa i përket këtyre pajisjeve testuese.

Në Kore të Jugut janë testuar më shumë se 210000 njerëz ndërsa në Itali më shumë se 60000.

Por si funksionojnë këto pasjisje testimi të viruseve ?

Përgjatë viteve TIB ka zhvilluar më shumë se 100 pajisje testimi për sëmnudje të ndryshme. Por në rastin e koronavirusit z Landt krahas ekipit të tij të përhershëm i’u desh të bashkëpunonte me kompaninë “Roche Holding AG” e cila u mor me pjesën e distribuimit duke marrë në konsideratë fluksin e lartë që kishtë kërkesa për këtë pajisje. Mënyra se si funskionon pasjisja e testimit është e këtillë. Fillimisht merret një kampion nga mukoza e fytit apo sekrecionet e hundës e ai kampion hidhet brënda provëzës së testimit. Nën kujdesin e një laboranti kombinimi i patogjenëve të Covid-19 me substancat kimike të gjëndura brënda pajisjes së testimit duhet të shfaqin një reaksion kimik të caktuar pas disa orësh. E kjo bën të mundur diagnostifkimin me Covid-19 te pacientët e dyshuar mbartës.

Por kërkesat për këtë pasjisje kanë qënë kaq të mëdha saqë z Landt është detyruar të marrë me qera e një godinë tjetër afër vëndit ku punon në mënyrë që të ketë hapësirë të mjaftueshme për asemblimin, ambalazhmin e ruajtjes në inventar të këtyre pajisjeve. Gjithashtu ai ka punësuar dhe një ekip studentësh që t’a ndihmojë me proçedurat e asemblimit të pajisjeve e proçedurave të tjera që i nevojiten në këtë periudhë firmës së tij. Interesant është fakti se tashmë në këtë firmë është duke punuar dhe djali 21-vjeçar i z Landt i cili mbikqyr proçesin e etiketimeve. Ndërsa gruaja e tij Kostanca e cila ka një PhD në biologji merret me pjesën e prokurimeve dhe me furnizimet e lëndës së parë. Ishte znj Kostanca ajo që parashikoi fluksin e lartë të këtyre pajisjeve e bëri porosi të mëdha të lëndës së parë të nevojshme për pajisjet e testimeve.    


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë