Mendim

Si t’i shpëtoni kumarit dhe shpenzimeve të tjera të gabuara?

Nga Madline Grant, BBC - Ju ka ndodhur ndonjëherë të dilni nga shtëpia për të blerë disa litra qumësht dhe në gjysmë të rrugës ju kujtohet se dyqani është i mbyllur të dielën pasdite dhe nuk ka ndonjë tjetër aty afër? Sidoqoftë tashmë kanë kaluar 10 minuta duke ecur në atë drejtim, kështu që duhet të përfundoni rrugën tuaj, apo jo? Mund të keni shkuar në kinema dhe keni qëndruar deri në fund të filmit për të parë një fund të hidhur, ose keni parë edhe një herë serialin tuaj të preferuar edhe pse e dini përfundimin?

Kjo logjikë e të ndjekurit të gjërave është njëlloj si të thuash: “Kam harxhuar shumë kohë dhe para për makinën time të vjetër. Nuk mund të heq dorë tani”.

Ajo që lidh këta shembuj me njëri-tjetrin është fenomeni i vazhdueshëm që ekonomistët e quajnë “shpenzime të fundosura”. Ashtu si gjatë pokerit, njerëzit janë të prirur të investojnë kohë dhe para, duke shpresuar se gjërat do të përmirësohen, kur në të vërtetë nuk ka asnjë arsye për të cilën duhet ta besosh.

Ne kemi më shumë gjasa të vazhdojmë të shpenzojmë kohë ose para në mënyrë të pakuptimtë në një projekt që nuk po funksionon, me shpresën se do të bëhet më mirë, sesa të marrim vendimin për të hequr dorë. E thënë me fjalë të tjera, njerëzit janë të lodhur nga humbjet e tyre dhe nxisin veten me optimizëm, pasi për ta, ndjenja e dështimit është e neveritshme.

Në punë pasojat e këtij fenomeni shkaktojnë kosto të pakthyeshme, të cilat janë shpeshherë  katastrofike për buxhetin e firmës. Kjo nënkupton pushimin nga puna të një punonjësi që keni shpenzuar kohë dhe para për trajnimin e tij për muaj të tërë, edhe pse ishte e qartë që nga fillimi që nuk ta mbante vendin e punës.

E njëjta logjikë i shtyn njerëzit drejt investimeve të mëdha. Duke menduar vetëm në aspektin e përfitimeve të ardhshme, ata nuk arrijnë të minimizojnë shpenzimin e fondeve që kanë. Në librin e tij “Mendo Shpejt dhe Thjesht”, fituesi i çmimit Nobel, Daniel Kahneman, thotë se shpenzimet e palogjikshme shpjegojnë pse firmat drejtohen drejt një menaxheri të ri në momentin që projekti nuk arrin sukses. Menaxherët e rinj ndoshta nuk janë më të mirë se fillestarët, por sipas tyre ata do të veprojnë më me kujdes për shkak se duan të shmangin ndjenjën e dështimit.

Daniel Kahneman, fitues i Çmimit Nobel, autor i librit "Mendo Shpejt dhe Thjesht"

Ashtu si një lojtar pokeri që ndiqet vazhdimisht nga humbjet, njerëzit të mbërthyer në kurthin e shpenzimeve të fundosura pretendojnë se do të luajnë letra fituese. Nick Leeson i cilësuar si “mashtruesi i tregtarëve” që shkaktoi rrëzimin e bankës Baring në vitin  1995 ndoqi arsyetime të ngjashme kur po përpiqej për të rifitonte pozicionin që kishte humbur në të shkuarën. Kjo llogjikë nuk ekziston vetëm për njerëzit e thjeshtë apo firmat. Edhe politikanët janë të prekur nga ky fenomen. Në mbarë botën, rikthimet politike janë gjithnjë të dobëta por i stimulojnë politikanët që të vazhdojnë me vendime të kushtueshme dhe pse ata nuk do ta fitojnë kurrën garë politike.

Kjo prirje preku edhe Britaninë, e cila investoi një vit më parë 50 miliardë dollarë në një projekt të dështuar dhe paratë u shpenzuan kot. Japonia, gjithashtu, ka një varësi ndaj  shpenzimeve të infrastrukturës. Kjo shpjegon arsyen se vendi ka borxhin kombëtar më të lartë në botë. Shumë nga këto projekte kanë pasur nevojën për shumë shpenzime, dhe ka shumë "ura për askund", e thënë në kuptimin e parë të fjalës. Në SHBA, politika e "luftës kundër drogës" rriti numrin e njerëzve që qëndronin prapa hekurave, duke detyruar qeverinë të ndërtonte më shumë burgje. G

Shpenzimet e pamenduara kanë një rëndësi të madhe në  nivelin mikro dhe makro ekonomik për vendimmarrjet personale dhe politike në mbarë botën. Megjithatë, ka një mënyrë për të mos rënë në kurthet e këtij procesi të palogjikshëm.

Si mund t'i shmangim kurthet?

"Jemi të ndjeshëm ndaj të gjitha ndaj këtyre paragjykimeve", thotë Dr Jim Everett, psikolog dhe hulumtues social në universitetin e Leidenit. "Por shpesh, ne mund t'i anashkalojmë shpenzimet e kota duke menduar përmes alternativave. Gjithmonë pyete veten: “Çfarë do të fitoja apo do të humbja nëse do të shpenzoj për këtë projekt dhe çfarë do të fitoja apo do të humbisja nëse nuk do ta nis fare?”, shton ai.

Nëse e keni me dyshime, Everett rekomandon që  duhet të reflektosh të gjithë zinxhirin e vendimeve që ka çuar deri në vendimarrjen e atij veprimi, dhe duke marrë parasysh faktorët do të vendosin se cila është zgjedha më e mirë. Pra, është një ide e thjeshtë por sjell pasoja globale. Në fund, të gjithë rikthehemi përsëri në mësimin e lojërave të fatit. Çdo lojtar i mirë pokeri e di kur duhet të dalë nga loja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë