Ka një lidhje mes asaj që njerëzit shohin dhe sjelljes së tyre. Për dekada më radhë , studiues, politikan dhe prindër, kanë parë ndikimin që kanë , filmat , shfaqjet, videolojrat , në sjelljen e njerëzve, kryesisht fëmijëve.
“Video-lojrat e që kanë skena dhune kanë ndikim shumë negativ tek fëmijët, këto lojra zgjojnë sjellje agresive . “ deklaroi Hillaryy Clninton në vitin 2005, duke promovuar një projekt-ligj për ndalimin e shitjes së lojërave të tilla tek të miturit.
Donald Trump gjithashtu foli për një lidhje të ngjashme në muajin mars, “Po dëgjoj që gjithnjë e më shumë njerëz thonë se niveli i dhunës në video lojëra po formon me të vërtetë mendimet e të rinjve”, u tha ai zyrtarëve të shtetit. Studimet kanë treguar gjithashtu se shikimi i këtyre video lojrave çon në ankth dhe depresion. Ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë shtoi së së fundmi në Manualin e Klasifikimit Ndërkombëtar të Sëmundjeve, problemet që vijnë nga lojrat. Eksperimentet laboratorike kanë zbuluar se njerëzit që shikojnë video lojra të dhunshme ose luajnë këto video lojëra kanë më pak gjasa që në orët e ardhshme të jenë agresiv.
Studiuesit kanë gjetur rezultate më intriguese duke e kthyer pyetjen në kokë: se si funksionon?
Një studim, në vitin 2009, shqyrtoi shkallën e kriminalitetit në SHBA nga viti 1996 deri në vitin 2004. Në netët kur pjesëmarrja në teatër ku shfaqeshin filmat e dhunshëm, përfshirë “Hannibal” dhe “Spider-Man”, ishte e lartë, shkalla e krimeve dhe dhunës ra, në periudhën gjashtë-orëshe pas mesnatës, kur shumica e filmave kishin përfunduar. Me sa duket, njerëzit që ishin të prirur ndaj dhunës kishin më shumë gjasa të shihnin një film të dhunshëm dhe kjo i pengonte ata të kryenin krime.
Ashtu si filmat edhe Video lojrat duket se kanë një efekt të ngjashëm. Në vitin 2011, Michael Ward, një ekonomist në Universitetin e Teksasit në Arlington, së bashku me dy kolegë, shqyrtoi të dhënat nga e incidenteve midis 2005 dhe 2008, dhe krahasoi numrin e incidenteve , që kishin ndodhur në javën që video lojrat ishin më pak të shitura.
Ata zbuluan se rritja e shitjeve të këtyre lojërave korrespondonte me rënie të lehtë të shkallës së krimit, por e njëjta gjë nuk vlen për lojërat jo të dhunshme.
Në një studim të veçantë, ata zbuluan se sa më shumë rritej shitja e këtyre lojrave, norma e krimit kishte rënie.
Kohët e fundit, është vërtetuar se ekranet luajn një rol të rëndësishëm në uljen e numrit të krimeve.
Si në SHBA ashtu edhe në Kanada, numri i krimeve ka rënë vazhdimisht për njëzet vjetët e fundit – një periudhë që korrespondon me rritjen jo vetëm të video games, por të mediave sociale, smartfonëve, YouTube dhe televizionit streaming. Kjo tregon se njerëzit kanë gjetur gjëra më të mira se sa të kryejnë një krim. Por përveç filmave dhe videolojrave. Studimet thonë gjithashtu se edhe sporti luan një rol shumë të rëndësishëm në këtë pjesë.
Sporti i mban njerëzit e mbërthyer pas ekranit. Studiuesit kanë sugjeruar gjithashtu më shumë sezoni sportivë, veçanërisht në verë, kur shkalla e krimeve në këtë periudhë është me e lartë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.