Ne rrjet

Si po mundohet ta shuajë Kurti nismën e Mini-Shengenit

Në përballjen e tij të parë me presidentin serb Aleksandër Vuçiç , kryeministri i Kosovës Albin Kurti është munduar të hedhë poshtë nismën e Mini-Shnegenit Ballkanik, një ide e paraqitur nga kreu serb dy vite më parë.

Ai i ka paraqitur Vuçiç  dhe përfaqësuesve të Bashkimit Europian një propozim për një marrëveshje të tregtisë së lirë midis 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke e cilësuar si një përpjekje për të çuar përpara integrimin rajonal dhe për të mbështetur rrugën e secilit vend drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Kreu i qeverisë së Kosovës  ka hedhur idenë që 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor të avancojnë në përfshirjen e marrëveshjes së CEFTA-s në SEFTA (South-East European Free Trade Agreement) sipas modelit të që kanë Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Islanda me BE-në. Ky propozim ishte sipas analistwve njw përpjekje për të hedhur poshtë idenë e Mini-Shengenit Ballkanik, të cilin Kurti e ka kundwrshtuar qw nga fillimi.

Kryeministri paraqiti zwvendwsimin e tij me CEFTAN edhe gjatë një samiti të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë. “Propozimi është në përputhje me objektivat e dhe BE-së për integrimin rajonal, dhe kjo do të thotë se Kosova do të trajtohet si një vend i barabartë dhe nuk përfaqësohet nga UNMIK”, thotë Kurti.

Në fakt, sugjerimi i Kurtit vjen vetëm dy vjet pasi Serbia, mbështetur nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, ndau planin e saj për krijimin e një zone Mini-Shengen në rajon.

Bashkëpunimi i ngushtë i Shqipërisë me Serbinë për këtë çështje çoi në një përçarje në marrëdhëniet tashmë të lëkundura midis Kurtit dhe Kryeministrit shqiptar Edi Rama. Kurti thotë se është e paarsyeshme që Serbia të propozojë marrëveshje të tregtisë së lirë në të gjithë rajonin, duke pasur parasysh faktin që nuk e njeh Kosovën.

Ka një arsye thelbësore pse Kurti kërkon ta përqendrojë Kosovën në diskutimet mbi një marrëveshje rajonale të tregtisë së lirë. Aktualisht, të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor janë nënshkruese të CEFTA, së bashku me Moldavinë. Fillimisht marrëveshja u nënshkrua nga Polonia, Hungaria dhe Çekosllovakia në 1992 dhe më vonë u bashkua nga Sllovenia, Rumania, Bullgaria, Kroacia. Të gjitha këto vende anuluan pjesëmarrjen e tyre pasi u bënë anëtare të BE për shkak të kërkesave të vendosura nga unioni.

Në rastin e Kosovës, megjithatë, marrëveshja tregtare u nënshkrua fillimisht nga Misioni i OKB në Kosovë në 2007, para se vendi të shpallte pavarësinë, dhe UNMIK ende përfaqëson Kosovën në takimet përkatëse. Kjo padyshim që nuk pritet mirë me udhëheqësit e vendit, pasi Kosova ka qenë një vend i pavarur dhe sovran që nga viti 2008.

Kërkesa e fundit e Kurtit në Bruksel që Mini-Shengeni Ballkanik të zëvendësohet me CEFTA nuk është rastësi.  Në vitin 2019, Kurti bëri po ashtu thirrje që iniciativa për një "Mini-Shengen" të merret nën ombrellën e Procesit të Berlinit, ku të gjithë rajoni të kishin mundësi të barabarta për të dhënë kontributin e tyre.

Është e qartë se për Kurtin, Kosova është më e sigurt me një iniciativë rajonale të rregulluar dhe të monitoruar nga Bashkimi Europian në vend të një nisme që drejtohet nga Serbia.

Në pesë vitet e fundit, përpjekjet për të krijuar një marrëveshje të tregtisë së lirë në rajon janë intensifikuar. Në vitin 2017, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç i paraqiti Austrisë një propozim për të krijuar një njësi të tregtisë së lirë në Ballkanin Perëndimor, që ai e përshkroi si "Jugosllavia e vjetër, plus Shqipërinë". Vuçiç tha se një marrëveshje e tillë do ta bënte Serbinë "një treg më të madh, më tërheqës". Ai gjithashtu tha se kishte konsultuar kryeministrat e Shqipërisë dhe Bosnjës mbi këtë propozim.

Dy vjet më vonë, në 2019, Vuçiç, Rama dhe Kryeministri maqedonas Zaev filluan zbatimin e propozimit të Vuçiç , i cili u emërua "Mini-Shengen Ballkanik".

Ndërsa bisedimet për Mini-Shengenin bënë më të shpeshta, Kurti, i cili kishte fituar kohët e fundit zgjedhjet, mbërriti vizitën e tij të parë në Tiranë, ku u përlesh me Ramën për Mini-Shengenin, duke argumentuar se Kosova as nuk ishte konsultuar.

"Si ide, 'mini-Shengen' për fat të keq nuk arriti të ringjallë shkëndijën për bashkëpunim dhe bashkëpunim," shpjegon Srđan Majstrović, Kryetar i Bordit Drejtues të Qendrës së Politikave Evropiane.

Ai e quan këtë iniciativë të panevojshme, apo edhe një marifet politik që u përdor për të fituar rezultate dhe për të krijuar një imazh të bashkëpunimit të fqinjësisë së mirë para BE-së, në vend të një iniciativë që do të kontribuonte për një integrim të dobishëm ekonomik të Ballkanit Perëndimor. “Që një ide si mini-Shengen të bëhet realitet "i duhet një strategji, një plan veprimi, objektiva, tregues, standarde, burime të disponueshme financiare dhe staf të kualifikuar. Ne i kemi të gjitha këto elemente nga CEFTA. Procesi i Berlinit që nga viti 2014 siguron mbështetjen politike ndërsa Komisioni i BE ofron mbështetjen financiare” thotë eksperti.

Duke folur nga samiti i liderëve të rajonit në Tirana, Rama tha se emri i projektit nuk ishte i rëndësishëm, qoftë Mini-Shengen, apo diçka tjetër, por përparimi lirisë tregtare do të ishte qëllimi kryesor i çdo marrëveshjeje të tillë.

Kurti nga ana tjetër ishte më i prerë, duke theksuar që Mini-Shengeni nuk ekziston dhe se ekziston vetëm CEFTA nën monitorimin e Procesin e Berlinit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë