Politike

Rama, Zaev dhe Vuçiç takim virtual për Mini-Shengenin

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur mëngjesin e sotëm një takim virtual me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin maqedonas Zoran Zaev, për  t’u përgatitur për takimin e radhës më dy liderët rajonalë.

Rama, Zaev dhe Vuçiç do të takohen në Shkup më 29 korrik në kuadër të nismës së Mini-Shengenit Ballkanik, por nuk është ende e qartë nëse këtij samiti do t’i bashkëngjiten edhe liderët e Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjës.

Lajmi për takimin e sotëm u bë i ditur nga kryeministri Zaev, i cili thotë se nismat për bashkëpunimin rajonal, si Mini-Shengeni do ta bëjnë jetën e të qytetarëve në rajon më të lehtë dhe më të mirë.

“Këtë mëngjes pata një takim produktiv kushtuar përgatitjeve për Forumin Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal në Shkup më 29 korrik, të cilin po e organizojmë së bashku me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama”, shkruan Zaev.

"Ky është një Ballkan i ri, europian”, shkruan kryeministri maqedonas.

Nisma e Shengenit të vogël që për momentin i përfshin Serbinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ishte iniciuar në Novi Sad në vitin 2019 nga tre vendet si projekt për përmirësimin e ekonomisë dhe bashkëpunimit rajonal.

Ideja e tre vendeve nga Ballkani Perëndimor është të krijojnë treg unik me qëllim që të përshpejtohet zhvillimi i tyre ekonomik


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë