Politike

Rama, Vuçiç dhe Zaev shtyjnë përpara idenë e MiniShengenit

Kryeministri Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut dhe presidenti serv Aleksandër Vuçiç treguan ditën e sotme se nisma e Mini-Shenginit Ballkanik nuk është shuar dhe nuk do të zëvendësohet nga procesi i Berlinit, siç ka pretenduar kryeministri Albin Kurti. Tre liderët do të takohen më 29 korrik në Shkup për të nënshkruar marrëveshje shtesë lidhur me lehtësirat mes shteteve për tregtinë e lirë, por nuk dihet ende nëse Kosova do të marrë pjesë në këtë takim.

Tre udhëheqësit zhvilluan një takim online ku u diskutuan për hapat e mëtejshëm në bashkëpunimin rajonal si pjesë e kësaj nisme, si një proces jetësor për progresin e Ballkanit Perëndimor.

Edhe pse qeveria shqiptare nuk ka dalë ende me një deklaratë, mediat serbe dhe maqedonase raportojnë se tre udhëheqësit diskutuan për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, me synimin për të hequr pengesat në lëvizjen e njerëzve, kapitalit, mallrave dhe shërbimeve midis tre vendeve e në rajon. Rama, Zaev dhe Vuçiç do të takohen në Shkup edhe për të rishikuar implementimin e marrëveshjeve ekzistuese

Mes të tjerash në këtë deklaratë të përbashkët thuhet se dështimi i përsëritur i BE-së për të përmbushur premtimet e saj dhe paaftësia për të ecur përpara me hapjen e konferencave të para ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, është kundër vullnetit europian të vendeve tona dhe po aq, kundër interesave të vetë BE-së.

Më tej duke u ndalur tek Shengeni Ballkanik tre kryeministrat kanë deklaruar se  duan të shohim sa më shpejt të jetë e mundur se katër liritë e BE-së – lëvizja e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit – zbatohen në të gjithë rajonin.

Tre udhëheqësit ranë dakord që vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për anëtarësim në Bashkimin Europian, por gjithashtu që Bashkimi Europian ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, i cili është i rrethuar nga kufijtë e BE-së.

“Ne jemi të vetëdijshëm se vetëm duke punuar së bashku dhe duke pranuar bashkëpunimin rajonal brenda iniciativave të ndryshme rajonale si tregu i përbashkët, Shengeni rajonal, korridoret e gjelbërta ose Procesi i Berlinit, ne mund t’i afrojmë ekonomitë tona, të rrisim mirëqenien e njerëzve tanë dhe të sjellim në investime të mëdha”, mësohet se ta Zaev gjatë konferencës.

“Ne i bëjmë thirrje dhe inkurajojmë kolegët tanë nga rajoni të nënshkruajnë dhe zbatojnë marrëveshje të ngjashme, në mënyrë që vizioni i një hapësire të përbashkët politike dhe ekonomike në të gjithë Ballkanin Perëndimor së shpejti, përmes tregut të vetëm, të bëhet një pjesë e rëndësishme e përditshme e qytetarëve tanë“, thuhet në deklaratën e përbashkët të konferencës.

Në nëntor 2020 Vuçiç dhe Rama nënshkruan një marrëveshje që u mundësoi qytetarëve të Serbisë dhe Shqipërisë të hynin në territorin e dy vendeve me një kartë identiteti.

Gjatë këtij takimi, udhëheqësit e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë nënshkruan një memorandum për bashkëpunimin në luftën kundër pandemisë. Sipas memorandumit, të tre vendet do të ndanin informacion mbi pandeminë dhe për të udhëtuar në këto shtete nuk do të kërkohet tampon.

"Ne duam të shohim sa më shpejt të jetë e mundur se katër liritë e BE-së – lëvizja e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit – zbatohen në të gjithë rajonin. Dhe ne do të bëjmë gjithçka është në dorën tonë për të arritur këtë qëllim me fuqinë e shembullit tonë. Në këtë frymë, ne do të shprehim mbështetjen tonë të plotë për tregun e përbashkët rajonal në Samitin e Procesit të Berlinit të 5 korrikut. Ne e dimë se vetëm duke punuar bashkërisht dhe duke nxitur bashkëpunimin rajonal në kuadrin e iniciativave të ndryshme rajonale –si Tregu i Përbashkët Rajonal, Shengeni Rajonal, Korsitë e Gjelbërta e më gjerë, Procesi i Berlinit – mund të sjellim rezultate të prekshme për qytetarët tanë. Si një rajon me rreth 18 milionë njerëz, ne mund të forcojmë së bashku ekonomitë tona, të rritim mirëqenien e njerëzve dhe të sjellim investime të mëdha, që përndryshe nuk do të ishin të mundshme për secilin prej nesh veç e veç.Më 29 korrik, ne do të takohemi fizikisht në Shkup për të shqyrtuar progresin dhe për të nënshkruar mes tre vendeve tona marrëveshje që zbatojnë angazhimet e Samitit të Berlinit, si marrëveshja për bashkëpunimin dhe ndihmën në rast të katastrofave natyrore dhe ajo për lehtësimin e tregtisë, eksporteve dhe importeve në vendet tona. Ne i ftojmë dhe inkurajojmë kolegët tanë në rajon të nënshkruajnë dhe zbatojnë marrëveshje të ngjashme në mënyrë që vizioni i hapësirës së përbashkët politike dhe ekonomike në të gjithë Ballkanin Perëndimor, nëpërmjet një tregu të përbashkët, të bëhet pjesë e qenësishme e jetës së përditshme të qytetarëve tanë. Në këtë frymë, ne shpresojmë të gjallërojmë procesin e bashkëpunimit midis nesh, në të gjithë rajonin, dhe do të vazhdojmë të bëjmë më të mirën për ta realizuar këtë", tuhet në deklaratën e përbashkët të samitit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë