Vende dhe Udhetime

Si koronavirusi po rimodelon qendrat kryesore të turizmit në Europë

Rënia e numrit të vizitorëve në mes të pandemisë u ofron qyteteve një mundësi të re për të rimenduar modelin e tyre të biznesit.

Pothuajse  një vit më parë, mbishkrimet me grafit në muret e Barcelonës lexonin :Turistë shkoni në shtëpi.

Tani që ata kanë shkuar, qyteti - së bashku me të tjerët që janë shumë të varur nga tregtia turistike - i frikësohen një tkurrjeje të fortë ekonomike dhe po nxitojnë me planet për të joshur vizitorët sërish.

Shoqatat e truizimit parashikojnë që të paktën 15% të bizneseve të industrisë dhe një në katër restorante në qendër të qytetit të Barcelonës do të mbyllen përgjithmonë si rezultat I krizës së shkaktuar nga koronavirusi dhe ky parashikim është njëjtë i zymtë edhe për destinacione të tjera turistike urbane ku dhjetëra mijëra vende pune janë në rrezik.

Por Covid-19 ka angazhuar kryetarët e bashkive të disa prej qyteteve më të vizituara në Europë, akademikë dhe studiues duke kënduar të njëjtin referen: kolapsi i industrisë së udhëtimit të shkaktuar nga virusi ofron një mundësi unike për qytetet e rrënuara nga turizmi masiv të rimendojnë modele të reja biznesi.

Barbora Hrubá, nga një agjensi turistike në Pragë, tha se kryeqyteti çek dëshiron një "lloj të ndryshëm vizitorësh". Xavier Marcé, këshilltari për turizmin i Barcelonës tha: "Nuk dua më shumë turistë, dua më shumë vizitorë". "Ne jemi një qytet në krizë dhe po përpiqemi të bëjmë diçka ndryshe," tha Paola Mar, homologja i tij në Venecia.

Ura Charles në Pragë; si ishte dhe si është në kohën e Covid-19

"Ne duam të kemi një ekonomi të qëndrueshme të vizitorëve që nuk dëmton jetesën e qytetit tonë," tha Heleen Jansen, koordinatore e komunikimit të korporatave në Amsterdam & Partners, një organizatë jofitimprurëse që këshillon Amsterdamin se si të tregtojë vetë produktet turistike.

Sidoqoftë, synimet e mira janë një gjë, propozimet konkrete një tjetër. Sipas Janet Sanz, nënkryetari i bashkisë së Barcelonës, qytetet që janë rritur në varësi të turizmit po paguajnë çmimin më të kripur për të patur një ekonomi monokulturore dhe tani sfida është të diversifikohet.

Është më e lehtë të thuhet  se sa të bëhet me shkallën e turizmit në këto qytete. Barcelona, ​​e cila ka një popullsi prej 1.6 milion banorë, pati 30 milion vizitorë në 2019; Venecia, 270,000 banorë, 25 milion vizitorë; Amsterdam, popullsia 873,000, mirëpriti 19 milion turistë.

Në Venecia, turizmi masiv vitet e fundit është parë si një kërcënim për mbijetesën e qytetit, por tani debati ka kaluar në mënyrën se si do të vazhdojë me më pak vizitorë.

Ndërsa turistët po iu rithehen qyteteve të preferuara për t'i vizituar që kur bllokimi prej koronavirusit u lehtësua, shumica që udhëtojnë me makinë nga Austria, Gjermania, Franca dhe Belgjika, shumë hotele janë të mbyllura dhe ato që janë të hapura punojnë vetëm me rreth 30% të kapacitetit.

Sheshi San Marco, Venecia; atëherë dhe tani

"Kjo është një kohë për reflektim," tha Mar. Ndërsa qyteti mendon për të hartuar ndonjë masë të guximshme për të menaxhuar më mirë turizmin në të ardhmen, disa ndryshime më të vogla janë afër.

"Pronarët e pasurive të paluajtshme që i'u jepeshin me qira turistëve, kanë nënshkruar një marrëveshje me këshillin dhe universitetet e Venecias që me situatën e re, këto godina t'u jepen me qira studentëve," tha Mar. "është një shenjë e mirë."

Qytetet e tjera, përfshirë Amsterdamin, Barcelonën dhe Lisbonën, kanë ndërmarrë hapa për të frenuar fenomenin Airbnb që ka nxitur qiratë dhe ka vënë në vështirësi rezidnetët.

Jaime Palomera, zëdhënëse e Unionit të qiramarrësve të Barcelonës, dëshiron të shfuqizojë mijëra licencave të apartamenteve turistike që u dhanë nga qeveria Katalanase në 2011. Ai thotë gjithashtu se qeveria duhet të mos lejojë me ligj dhomat e vetme për turistët, një vakum ky që lejon pronarët që lejon pronarët të anashkalojnë ligjin që ndalon marrjen me qira të apartamenteve të tëra..

Ashtu si në Barcelona, ​​shumica e antipatisë së venecianëve ndaj turistëve janë përqendruar në anijet gjigante të lundrimit. Por asnjë qytet nuk ka juridiksion mbi portin dhe çdo formë kontrolli do të duhet të vijë nga pushteti qendror.

"Ne nuk jetojmë më nga frika e shkatërrimit të monstrës," tha Matteo Seçhi, i cili drejton grupin aktivist, Venessia. "Por unë ndjehem keq për stafin në terminalin e anijeve të lundrimit që janë tanimë në shtëpi pa punë. Ne jemi kundër anijeve të mëdha dhe gjithmonë kemi thënë se kemi nevojë për një zgjidhje, por punëtorët duhet të mbrohen. "

Me dhjetëra mijëra punë në diskutim, dhimbja e fortë për qytetet është se si të rimendojnë turizmin pa shkaktuar papunësi masive.

"Ka njerëz që mendojnë se qyteti është i mrekullueshëm ashtu si është, pa turistë," tha Marcé. "Por ata mund të ndryshojnë pikëpamjen e tyre kur shteti të ndalojë pagesën e 80% të pagës së tyre në shtator dhe papunësia do të shkojë në 18%."

Marcé beson se është më pak çështje numrash sesa shpërndarjeje. Ai dëshiron të inkurajojë turistët të vizitojnë pjesë të tjera të qytetit dhe jo vetëm vendet tradicionale. Kjo është një pikpamje e Amsterdamit në planin e tij gjashtë-pikësh pas Covid-19, megjithëse pranon se është e vështirë të dekurajosh vizitorët që të grumbullohen në vendet ikonike.

"Tridhjetë milion vizitorë qenë deri në fillim të këtij viti, por nuk është i qëndrueshëm," tha Marcé. "I njëjti numër me interesa të ndryshme të shpërndara në zona të ndryshme mund të mos jetë një problem kaq i madh."

Octavi Bono, drejtori i përgjithshëm i turizmit për qeverinë Katalanase, pajtohet. "Ne nuk duam pak a shumë turizëm, duam një turizëm më të mirë me një shpërndarje më të mirë të turistëve sipas stinës dhe vendndodhjes. Ne po vazhdojmë me një plan të rënë dakord për marketing. "

U pajtua nga kush? pyet Pere Mariné, zëdhënës i federatës së shoqatave të banorëve në Barcelonë. "Ai thotë ata po mendojnë për biznesmenët, jo për qytetarët."

Barcelona, atëherë dhe tani

"Sa i përket idesë së Marcé për decentralizimin, unë nuk jam kundër tij, por kjo kërkon promovimin e qytetit në një mënyrë tjetër, dhe planet që ata kanë miratuar kohët e fundit tregojnë për të njëjtin turizëm masiv."

Marcé thotë se problemi është se bregdeti katalanas është i mbushur me turistë që duan të kalojnë një ditë në Barcelonë, një problem që nuk ndahet nga Parisi, Berlini apo Amsterdami. Kufizimi i numrit të shtretërve në qytet nuk ka asnjë ndikim tek vizitorët ditës, thekson ai.

Në Amsterdam, Geerte Udo, shefi ekzekutiv i Amsterdam & Partners, thotë se ata janë duke punuar në një fushatë në lidhje me rizbulimin e ofertës kulturore, qendrën e vjetër të qytetit dhe lagje të tjera të ndryshme, sipërmarrësit lokalë dhe hapësirën publike. Në këtë mënyrë, fushata kontribuon në lidhjen e rinovuar midis banorëve dhe qytetit të tyre, mjedisit dhe njëri-tjetrit. Ajo bazohet në qëllimin tonë për të joshur rezidentët të rizbulojnë qytetin e tyre. "

Në një kohë kur shumë banorë janë duke shijuar rrugët, sheshet dhe plazhet pa turistë, duket e çuditshme që Amsterdam dhe Barcelona po i nxisin ata të "zbulojnë" qytetin. Ajo jep përshtypjen se qytetarët braktisën qytetin kur në të vërtetë mendojnë se janë dëbuar nga ai.

Ndërkohë, askush nuk pret që udhëtimi të rikuperohet ndjeshëm këtë vit, kështu që tani për tani është çështje “të presim e të shohim”.

"Ne mendojmë se tregu me kosto të ulët do të ndryshojë, si për shkak të efekteve në linjat ajrore ashtu edhe qëndrimeve ndaj lëvizshmërisë," tha Marcé, duke shtuar se kostot e ulëta përbëjnë vetëm 4 milion vizitorë në qytet.

Marcé gjithashtu beson se do të ketë një ndryshim të natyrshëm në turizëm si rezultat i pandemisë.

"Turizmi do të jetë krejtësisht i ndryshëm," tha ajo. "Jo të gjithë do të udhëtojnë ashtu si dikur. Dhe ata që udhëtojnë mund të dëshirojnë ta bëjnë këtë në një mënyrë më të qetë, mbase do të shohin më pak, por do ta shijojnë më shumë përvojën. "

Burimi: The Guardian/ Në shqip: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë