Kinema

Si kinemaja e stigmatizon sëmundjen mendore

“Siç e dini, çmenduria është si forca e rëndesës...duhet vetëm pak shtysë”, thoshte Joker armiku i përbetuar i Batmanit, i interpretuar nga Heath Ledger. Sundimi i portretizimit të “çmendurisë” nga filmat horror zbulon pandjeshmërinë historike të industrisë së filmit rreth shëndetit mendor.

Nuk ke pse je i “çmendur” për të luajtur në filma,  por industria e filmit ka shfaqur zakonisht një vizion tronditës të shëndetit mendor. Nuk është se kinemaja i shmanget temave tabu këtu; por më shumë priret të lëkundet  gjerësisht nga sentimentalja tek sensacionalizmi.

Që do të thotë se perspektiva e “Mad to be Normal” (I çmendur për të qenë normal), një film biografik i psikiatrit skocez RD Laing, duket në mënyrë intriguese, e re. David Tennant interpreton Laing-un: një figurë komplekse dhe karizmatike, i cili fitoi famë për trajtimin radikal dhe empatik të sëmundjes mendore.

"Perceptimi ynë kryesor i “çmendurisë” është ende i fiksuar me skenat e filmit"

Laing-u i vërtetë ishte ndjeshëm, i citueshëm (ai e përshkroi çmendurinë si “një rregullim krejt racional ndaj një bote të çmendur”) dhe kundër-kulturore (ai ka argumentuar se shoqëria tradicionale po “i çmend fëmijët tanë”; ai rekomandonte LSD për pacientët e tij të rritur.) Ai gjithashtu luftonte demonët personalë si alkoolizmi dhe depresioni. Laing-ut në ekran,  interpretuar nga Tennant i janë bashkuar nga Elisabeth Moss, Gabriel Byrne dhe Michael Gambon.Megjithatë, kinemaja e rrymës kryesore ka probleme me heroin e shëndetit mendor; Siç thotë traileri i filmit “I çmendur për të qenë normal” : “Për disa është i sëmurë mendor...Për të tjerë, është shenjtor”.

Ndërsa në ekranin e vogël, ka një zhurmë të ethshme rreth serialit të Netflix , “Maniac” (bazuar në dramën norvegjeze, i vendosur në pavijonin psikiatrik me të njëjtin emër).Në serialin e lustruar amerikan, Emma Stone dhe Jonah Hill interpretojnë si dy të huaj që i nënshtrohen një eksperimenti misterioz që pretendon se zgjidh problemet e shëndetit mendor; “Nuk është terapi, është shkencë”, u thotë gogoli i “Maniac”, Dr Mantleray (Justin Theroux) pacientëve të tij. Stone e shpjegon kështu: “Ajo që më pëlqen nga “Maniac” është se u  flet njerëzve me beteja të brendshme, të cilët përpiqen t’i zgjidhin me një hape. Por gjatë serive shohim se lidhja njerëzore dhe dashuria është vërtet e vetmja gjë që na mban në jetë.”

Nga filmi "Mad to be Normal"

Kështu drama krijuese tërhiqet nga kompleksiteti dhe brishtësia e mendjes, por argëtimi i rrymës kryesore ende kërkon një zhvillim energjik. Dhe, përkufizimi i “çmendurisë” si problematikë e trashëgueshme’ trajtohet si një term mjekësor i dalë mode.

Dr Ryan Howes shkruan në “Psychology Today” se ‘është informuar nga profesionistë të shëndetit, por termi sot është kryesisht ligjor, jo psikologji” dhe citon përkufizimin ligjor tw çmendurisë si,  “sëmundja mendore e një natyre aq të rreptë ku njeriu nuk dallon dot fantazinë nga realitet, nuk mund t’i çojë punët e veta përpara për shkak të psikozave ose është subjekt i sjelljes së pakontrollueshme impulsive.”

Megjithatë, perceptimet tona kryesore për “çmendurinë” janë ende të fiksuara me skena filmi - në fakt, shumë më prerazi sesa romanet ose memuaret , në të cilat mund të bazohen. Një film klasik si “Një fluturim mbi folenë e qyqes” (1975) vulos përshtypjen e një spitali psikiatrik shpirt-shkatërrues, ku i dënuari RP McMurphy (Jack Nicholson) shtiret si i marrë për t’i shpëtuar punës së burgut -megjithatë në fund të fundit është shkatërruar nga sistemi. Paraqitja dramatike e trajtimit të pacientit, veçanërisht sekuencat e saj brutale të terapisë elektrokonvulsive, kishin një ndikim të gjerë. Në vitin 2011, The Telegraph shkoi aq larg sa tha se filmi ishte përgjegjës për “njollosjen e pariparueshme të imazhit të ECT ... Ai gjithashtu katalizoi zhvillimin e barnave më efektive anti-psikotike që u lejuan pacientëve të ... jetonin jetë më normale”.

Imazhi i frikshwm i elektroshokut nw psikwn e  audiencws shqiptare wshtw ngulitur thellw nga filmi “Rrethi i Kujtesëws”, me protagoniste aktoren Marjeta Ljarja.Margarita Begolli, protagonistja e filmit, kthehet në Shqipëri pas 25 vjetësh me kujtesën e humbur. Cila është enigma? Dihet se regjimi është fajtor i kësaj, më saktë gjermanët nazistët. Ata e shfrytëzuan Margaritën për eksperimentet e tyre jo njerëzore. Mbesa e saj dëshiron të zbulojë çfarë e mundon kaq shumë hallën e saj. Përse drita është një armike e saj? Gjatë kësaj kohe, Margarita e merr veten, me anë të dashurisë dhe shpresës që e rrethon...

Margarita Ljarja tek "Rrethi i Kujtesës"

Në filmat e viteve ‘80, “i çmenduri” personifikohet si i lig, dhe shpesh i maskuar ose shpërfytyruar për të rritur efektin shokues.

Ndërkohë, Nicholson do të luante të çmendurin si showman vrasës - "Ja ku është Johnny!" - në klasikun e Stanley Kubrick të vitit 1980, “The Shining”. Për dekada, në fakt, filmat horror dukej se mbizotëronin në përshkrimet e ‘çmendurisë’ - jo më pak në “Psycho”-n e Hitchcock (1960), nga portretizimi ikonik i tmerrshëm i Norman Bates nga Anthony Perkins deri te telat e palidhura, të partiturës së Bernard Hermann-it. Gjërat bëhen veçanërisht tronditëse nga mbingarkesa e përbindëshave të filmave më të dobët: Michael Myers i “Halloween”, Jason Voorhees e “, Premte, e 13-të”, Freddy Kruger tek “Një Makth në Rrugën Elm” – “i çmenduri” personifikohet si i lig dhe shpesh i maskuar ose i shformuar,  për të rritur efektin tronditës .

Jack Nicholson tek "The Shining"

Nga sensacionalistë në të ndjeshëm?

Psikologu amerikan Dr. Danny Wedding diagnostikon disa çështje në librin e tij “Filma dhe sëmundje mendore”. “Filma të tillë si Psycho (1960) përjetësojnë konfuzionin e vazhdueshëm në lidhje me marrëdhëniet midis skizofrenisë dhe çrregullimit të identitetit disociativ (ish- çrregullimi i personalitetit të shumëfishtë); “E Premtja, e 13-të” (1980) dhe “Një Makth në Rrugën Elm” (1984) përjetësojnë mendimet e gabuara se njerëzit që dalin nga spitalet psikiatrike janë të dhunshëm dhe të rrezikshëm; filma të tillë si “The Exorcist” (1973) sugjerojnë për publikun se sëmundja mendore është ekuivalente e pushtimit nga djalli; dhe filma të tillë si “Një fluturim mbi folenë e qyqes” (1975) bëjnë që spitalet psikiatrike të duken thjesht burgje, të cilat kanë pak ose aspak lidhje me të drejtat, ose mirëqenien e pacientit. Këto filma janë të paktën pjesërisht përgjegjëse për stigmën e vazhdueshme të sëmundjes mendore”.

"Filmat mund të promovojnë dhe pasqyrojnë një sensibilizim të rritur të publikut për shëndetin mendor, por ‘çmenduria’ ende i afron shikuesit me dobësinë tonë".

Në të njëjtën kohë, filmat mund t’u bëjnë jehonë besëtytnive dhe stigmave që tashmë janë të rrënjosura në kultura dhe besime të ndryshme - përfshirë idenë se sëmundja mendore është disi e botës tjetër, ose e mbinatyrshme. Artikulli akademik  “ Kultura dhe Halucinacionet: Pasqyrë dhe Drejtimet e Ardhshme” (Frank Laroi, Tanya Marie Luhrmann dhe Angela Woods, 2014), argumenton se “kultura me të vërtetë ka një ndikim të rëndësishëm në përvojën, kuptimin dhe etiketimin e halucinacioneve dhe ... mund të ketë pasoja të rëndësishme teorike dhe klinike të këtij vëzhgimi”. Filmi i heshtur japonez i vitit 1926, “Një faqe çmendurie” është jashtëzakonisht i bukur dhe surreal (me një përdorim ekspresiv të maskave dhe sekuencave të ëndrrave) dhe është vendosur në një azil ku një çift i martuar janë bërë banorë dhe kujdestarë – duke zbuluar  nderin e familjes dhe fajin.

Ndërsa “të çmendurit” mund të përshkruhen si përbindësha ose anti-heronj (kujtoni takimin e çmendinës të Bruce Willis dhe Brad Pitt në filmin fantastik-shkencor “12 majmunët” e 1995, “Mad Max” i Mel Gibson ose halucinacionet e Leonardo DiCaprio-s në “Shutter Island” (2010), ose heroikisht ikeqkuptuari (Çmenduria e Mbretit George, 1994), kinemaja paraqet probleme të ndryshme për të “çmendurat” e saj. Histeria konsiderohej arkaikisht si një sëmundje femërore (që buron nga fjala greke hysterus, që do të thotë ‘mitër’). “Çmenduria” femërore dhe sjellja irracionale, shpesh ka qenë në ekran e hiper-seksualizuar - qoftë impulsivja, shkatërruesja Beatrice Dalle në dramën franceze erotike Betty Blue (1986), ose psikoza e stilizuar lehtë e Mjellmës së Zezë të Darren Aronofsky (2010), ose “Demoni prej neoni”, i Nicholas Winding Refn (2016).

WINONA RYDER dhe ANGELINA JOLIE ne filmin 'Girl Interrupted'.

Terrori kryesor i “gruas së çmendur” ende mbizotëron në “Fatal Attraction” (1987), ku Glenn Close, e nominuar për Oskar , shndërrohet nga një grua në karrierë në një dashnore të shfrenuar në vrasësen “lepurushka kaldajë”. Close ka reflektuar qartë mbi karakterin e saj, në një intervistë të vitit 2017 me “The New York Times” (“ajo është konsideruar e ligë më shumë sesa një person që ka nevojë për ndihmë, gjë që më mahnit"). Në të njëjtën intervistë, avokati i shëndetit mendor Patrick Kennedy shtoi, me Close të pranishme: “Sinqerisht, ai karakter ndoshta ka kontribuar në stigmatizimin e njerëzve me sëmundje mendore. Ishte një film kaq i madh. Dhe për fat të keq, Glenn bëri një punë kaq të mirë. ”Diku tjetër, ka pasur më shumë portretizime simpatike të sëmundjes mendore të femrave - duke përfshirë Gena Rowlands në “Një grua nën ndikimin e John Cassevetes” (1974), ose rolin biografik të Jessica Lange 1982 si Frances Farmer (një aktore amerikane e viteve 1930 e cila u detyrua të futet në një institucion psikiatrik ) Winona Ryder drejtoi kastin e “Girl, interrupted” (1999), përshtatur nga rrëfimi i Susanna Kaysen në jetën reale të viteve 1960 të kalimit të kohës në një spital psikiatrik për të rinjtë. Aktorja që luan krah Ryder, Angelina Jolie fitoi një Oskar për rolin e saj, por vetë Kaysen ishte më pak e bindur nga filmi, duke e hedhur poshtë atë si “rrugëdalje melodramatike”.

Leonardo Di Caprio në "Shutter Island"

Filmat kërkojnë një përfundim më shumë sesa shumica e formave të artit - dhe ‘çmenduria’ tradicionalisht ka çuar në fat tragjik, madje edhe në rrëfimet më të dhembshura. Në kryeveprën “Stacioni Kajro” (1958) të regjisorit egjiptian Youssef Chahine, shitësi i ri i brishtë i letrave Qinawi (i interpretuar nga vetë Chahine) shmanget nga gruaja që do dhe ka një ndarje të dhunshme; Kujdestari i Qinawi-t e qetëson atë ndërsa është i mbështjellë me një xhaketë force, duke e bindur atë se është një kostum martese. Në dërrmuesin “Rekujem për një ëndërr” tëDarren Aronofskit (2000), (bazuar në romanin e Hubert Selby Jr. të vitit 1978), një amvisë nga Brooklyn, djali i saj dhe miqtë e tij shpartallohen mendërisht dhe fizikisht përmes varësive të tyre përkatëse, ndaj drogave.

Në Shekullin 21, kinemaja duket se po hapet gradualisht për portretizime më të gjera, të ndjeshme të sëmundjeve mendore. Maniaku, me synimin e deklaruar të regjisorit Cary Fukunaga për të “eksploruar mendjen njerëzore”, mund të jetë një shenjë e kësaj.

Rekujem për një ëndërr

Filma si “Kombi Prozac”(2001) dhe “Garden State” (2004) sjellin perspektivën e një brezi të ri, ku mediat janë bërë marka të përditshme, repartet moderne të rehabilitimit dhe përdoruesit e shërbimeve ’kanë zëvendësuar spitalet psikiatrike dhe qelitë e tmerrshme dhe diskutimi i shëndetit mendor ndihet i destigmatizuar,  në mënyrë progresive. Edhe iluzori fantastiko-shkencor Donnie Darko (2001) zbuloi një brez të ndjeshëm dhe shpresë rinore. Dhe së fundmi, “Silver Linings Playbook” (2012), ku luajnë Bradley Cooper dhe Jennifer Laërence (respektivisht si protagonistë që rehabilitohen nga çrregullimi bipolar dhe depresioni), duke shkuar aq larg sa të trazonin elementë të jashtëzakonshëm komedisë romantike.

Po ashtu, regjisori Todd Philips, i cili solli një Joker krejt ndryshe dy vjet më parë, duke e bërë aktorin Joaquin Philips fitues të një çmimi Oscar si aktori më i mirë protagonist, itrajton me më shumë empati problemet e shëndetit mendor.

Arthur Fleck (Phoenix) është një komedian aspirant në Qytetin  Gotham më 1981, e që  kujdeset për nënën e tij të sëmurë Penny (Frances Conroy). Ajo e quan atë "Të lumtur", dhe pse thellë është i trishtuar, Arthur bën të pamundurën për të "buzëqeshur dhe për të vendosur një fytyrë të lumtur" për ta kënaqur atë. Por jeta nuk ka qenë aspak  mirë me Arthurin. Ai ka të kaluar një periudhë në spitalin psikiatrik Arkham dhe vuan nga një çrregullim neurologjik që e bën atë të shpërthejë në të qeshura maniake sa herë që është në ankth ose stres (dhe ai është  shpesh ).

Joaquin Phoenix tek "Joker"

Kjo nuk ecën  në publik. Shumica e njerëzve shmangin sytë ose largohen, por ai shpesh është në shënjestër të ngacmuesve dhe i rrahur, sepse  qesh në kontekste të papërshtatshme. Komedia në këmbë vjen me refuzim të vazhdueshëm dhe prandaj nuk është për zemrën apo egon e dobët. Puna e përditshme  e Arturit është të vishet si një kloun me qira, për  festa ditëlindjesh, koncerte promovuese, vizita në spital dhe  gjëra  ngjashme. Por ai dhe nëna e tij mezi mbijetojnë dhe seancat e tij të terapisë dhe ilaçet shpejt bien viktima të shkurtimeve të buxhetit , në të gjithë qytetin. Drita e vetme në jetën e tij të trishtuar është një nënë e re beqare në ndërtesën e tij me emrin Sophie (Zazie Beetz), të cilën e pëlqen  fshehurazi.

Filmat mund të promovojnë dhe pasqyrojnë një sensibilizim të rritur të publikut për shëndetin mendor, por ‘çmenduria’ ende i afron shikuesit me dobësinë tonë.

Artikulli i BBC, Përshtati në shqip Gazeta SI.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë