Bota

Si do të shpërndahet vaksina në Britani: Të moshuarit, fëmijët dhe mjekët të parët

Pasi miratoi për përdorim emergjent vaksinën e firmës amerikane Pfizer, Mbretëria e Bashkuar u bë sot vendi i parë në botën perëndimore që do të nisë vaksinimin e popullsisë kundër Covid-19.

Kryeministri britanik Boris Xhonson njoftoi sot se ata që janë në azilet e të moshuarve do të jenë të parët që do të marrin vaksinën e re të koronavirusit. Komiteti i Përbashkët i Vaksinimit dhe Imunizimit (JCVI) i Britanisë azhurnoi sot listën e përparësive, pas miratimit të përdorimit të vaksinës.

Ministri i Shëndetësisë Matt Hancock shpjegoi se vaksinimi do të bëhet bazuar në nevojat klinike, në mënyrë që të sigurojë mbështetje për njerëzit që janë jashtëzakonisht të prekshëm nga Covid-19. Vaksinimi do të nisë paralelisht tek më të moshuarit dhe tek fëmijët e mitur. Ministria dhe Forcat e Armatosura në Mbretërinë e Bashkuar ndërkohë po fillojnë ndërtimin e njësive të lëvizshme vaksinimit në dhjetor.

Të dytët në radhë për t’u vaksinuar janë personat e moshës 80 vjeç e lart dhe të tretët mjekët. Të katërtit janë personat e moshës 75 vjeç e lart dhe fëmijët mbi 3 vjeç. Njerëzit e moshës 70 vjeç e lart, ata me sëmundje kronike janë të pestët në radhë.

- Më pas në radhë personat e moshës mbi 65 vjeç dhe fëmijët mbi 16 vjeç.

- Personat e moshës 60 vjeç.

- Të tjerët që do të vaksinohen janë personat e moshës 55 vjeç.

Të fundit janë njerëzit e moshës 50 vjeç e lart

Por si do të kërkohet që qytetarët të vaksinohen? Më shumë gjasa, qytetarëve do t'u kërkohet të paraqiten në qendrat e vaksinimit nëpërmjet letrave të dërguara dhe emaileve elektronike.

Ata më pas do të shkojnë ose tek mjeku i tyre i përgjithshëm , në një spital aty pranë ose në qendrat e vaksinimit që po ngrihen aktualisht në të gjithë vendin.

30,000 vullnetarë janë rekrutuar për zbatimin e planit të vaksinimit , disa prej të cilëve do të marrin trajnim special për të qenë në gjendje të kryejnë vaksinimet. 

Vaksinat e para do të fillojnë të shpërndahen të hënën e ardhshme,  më 7 dhjetor. Qendrat e vaksinimit po ngrihen në të gjithë vendin.  Mbretëria e Bashkuar ka siguruar përmes një marrëveshje tregtare një numër të mjaftueshëm të dozave të Pfizer për të vaksinuar 20 milion njerëz ose një të tretën e popullsisë së saj.

Sipas Ministrit Britanik të Shëndetësisë, Matt Hancock " Britania do të ketë kapërcyer epideminë deri në pranverën e ardhshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë