Bota

Agjencia Europiane e Barnave kritikon Britaninë: Shpejtësia për vaksinën, politike

Ish Presidenti Rasi: "Një hap thelbësisht politik që nuk është pa rreziqe". Farmakologu Garattini: "I befasuar nga vendimi britanik"

Agjencia Europiane e barnave ka kritikuar autorizimin e shpejtë të vaksinës Pfizer / BioNTech në Mbretërinë e Bashkuar. Agjencia theksoi në një shënim se procedura europiane e miratimit është 'më efektive' dhe 'bazohet në më shumë prova'.

Agjencia Europiane e Barnave (AEB) nënvizoi në deklaratë se do të vendosë deri më 29 dhjetor mbi autorizimin e përkohshëm të vaksinës Pfizer / BioNTech, e para që ka përfunduar me sukses fazën eksperimentale. Një zëdhënës i Komisionit Europian i tha Reuters se procedura AEB "është mekanizmi rregullator më efektiv për të garantuar të gjithë qytetarëve europianë aksesin në një vaksinë të sigurt dhe efektive".

Autoritetet britanike dhanë autorizimin në mënyrë emergjente për vaksinën vetëm dhjetë ditë pasi panë konkluzionet e testit në shkallë të gjerë. Pasi u kritikua për menaxhimin e epidemisë dhe një muaj pas një Brexit që ka  gjasa të përfundojë pa një marrëveshje, Kryeministri Boris Johnson tani ka mundësinë të përfitojë politikisht duke kapitalizuar të qenit në krye të qeverive perëndimore që i dha dritën jeshile vaksinës. Vërejtja, jashtëzakonisht e papritur nga AEB, mund të ketë për qëllim të kundërshtojë një rrëfim të mundshëm mbi Londrën që bën zgjedhje të pavarur pikërisht sepse është e lirë nga procedurat e mundimshme të Komunitetit Europian.

Ish Presidenti Rasi: "Një hap thelbësisht politik që nuk është pa rreziqe"

«Drita jeshile e Britanisë për vaksinimin? Një hap thelbësisht politik që nuk është pa rreziqe ». Kështu është shprehur për Radio Capital Guido Rasi, deri para disa ditësh në krye të AEB (Agjencia Europiane e Barnave), mbi lajmet se qeveria britanike do të fillojë vaksinimin e popullsisë nga java e ardhshme. “Unë jam duke kontrolluar ende lajmet dhe kam në dorë vetëm  të dhëna të pjesshme “, shpjegon Rasi, “por unë e kuptoj që ata përdorën Autorizimin e Përdorimit të Emergjencës i cili i autorizon të përdorin vetëm një grup specifik të vaksinës dhe për këtë arsye të kufizuar. Sigurisht, nëse vlerësohen vetëm të dhëna të pjesshme siç janë duke bërë, gjithashtu duhet të kiet parasysh edhe rreziku. Personalisht, unë do të prisja një rishikim të fuqishëm të të gjitha të dhënave në dispozicion, gjë që qeveria britanike nuk e bëri për të thënë se pa Europën ne mbërrijmë më shpejt ».

Farmakologu Garattini: "Drita jeshile britanike më befason"

Drita jeshile nga Britania e Madhe për të përdorur vaksinën e koronavirusit, e zhvilluar nga Pfizer-BionTech, "nuk na shqetëson sepse për BE i takon AEB të vendosë, por më befason për shpejtësinë e saj". Kështu komenton Silvio Garattini, farmakolog dhe president i Institutit Mario Negri në Milano për Adnkronos Salute rreth dakordësisë nga agjencia britanike Mhra për vaksinën. "Për momentin nuk kemi dosjet e vaksinave kështu që nuk mund të flasim për këtë, kjo është një iniciativë e Britanisë së Madhe, Italia duhet të presë", përfundon farmakologu. / LaStampa.it/


Copyright © Gazeta “Si”



Lajme të lidhura

Më Shumë