Bota

Ilyana Yotova shkruan historinë në Bullgari, bëhet presidentja e parë grua e vendit

Ilyana Yotova është zgjedhur presidente e Bullgarisë, duke u bërë gruaja e parë që merr këtë post në historinë e vendit.

Politikania 62-vjeçare siguroi fitoren në zgjedhjet e së dielës, së bashku me kandidatin për zëvendëspresident, Valchev, duke marrë 57.58% të votave.

Sipas rezultateve me 99.95% të qendrave të votimit të numëruara, dyshja Yotova-Valchev mori rreth 1.1 milion vota, ndërsa rivalët e tyre, Andrei Gurov dhe Georgi Kantev, siguruan 39.47%, ose rreth 749,500 vota. Megjithatë, procesi zgjedhor u karakterizua nga një pjesëmarrje e ulët e qytetarëve.

Karriera e saj politike vijoi në vitin 2017, kur u zgjodh zëvendëspresidente e Bullgarisë, në krah të Rumen Radevit. Në vitin 2022, ajo nisi mandatin e dytë në këtë detyrë, të cilën e mbajti për nëntë vite.

Fitorja e Yotovës pritet të ndikojë në qëndrimin e Bullgarisë ndaj luftës në Ukrainë, veçanërisht për shkak të pikëpamjeve të saj mbi marrëdhëniet me Moskën.

Ashtu si paraardhësi i saj, Radev, edhe presidentja e re ka mbështetur një zgjidhje diplomatike të konfliktit, duke argumentuar se paqja mund të arrihet vetëm përmes negociatave. Ajo është shprehur gjithashtu kundër forcimit të mëtejshëm ushtarak të Kievit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë