Ne rrjet

Si do të niste operacioni kinez për pushtimin e Tajvanit? Epërsitë dërrmuese nga ajri e deti dhe ‘strategjia e iriqit’

Gazeta Si - Kush do që do të lexonte raportet e instituteve kërkimore mbi numrin e fuqisë ushtarake kineze në krahasim me atë tajvaneze, do t’i hipnin të dridhurat.

Ushtria Çlirimtare Popullore, ka mbi një milion ushtarë tokësorë, kundër 100,000 që mbrojnë ishullin. Dhe 412,000 këmbësorë kinezë kanë bazat e tyre përballë ngushticës “rebele”.

Por nuk është vetëm ky gjigantizëm që i shqetëson strategët perëndimorë. Pasi ka favorizuar njësi të mëdha tokësore për dekada për mbrojtjen e kufijve me Rusinë dhe Indinë, doktrina e re kineze së fundmi trefishoi forcën e saj elitare të aftë për një zbarkim të befasishëm, i cili sot mund të llogarisë në 35,000 burra të trajnuar, si marinsat amerikanë.

Ato janë brigada të pajisura me mjete të shpejta dhe të gjithanshme të tipit “hovercraft”, të mbuluara nga forcat ajrore dhe artileria ajrore.

Ishujt artificialë të ndërtuar në Detin e Kinës Jugore, janë fortifikuar dhe do t'i shkaktonin humbje të rënda Marinës së SHBA-së që do të ndihmonte tajvanezët.

Pekini krenohet me zhvillimin e një rakete hipersonike “Dongfeng DF-17” të quajtur "vrasës i aeroplanmbajtësve" për aftësinë e saj të supozuar për të shpuar mbrojtjen e tyre, që për dekada i kanë dhënë epërsi flotës amerikane në Paqësor: lëshimi i fundit u transmetua të dielën nga TV kinez.

Epërsi dërrmuese ka edhe në det: 133 luftanije kineze kundër 26 tajvaneze; 52 nëndetëse kundrejt 2; 86 anije patrullimi me raketa kundër 44.

Në qiell, forcat ajrore kineze mund të lëshojnë 1.950 avionë luftarakë dhe bombardues kundër 478 të ishullit.

Por përpara se të imagjinohet një “T-Day”, një ditë e zbarkimit të kinezëve në Tajvan, e ngjashme me atë të anglo-amerikanëve në Normandi, është e nevojshme të llogariten kostot ushtarake dhe politike.

Analistët mendojnë se në realitet gjeneralët e Pekinit nuk po planifikojnë një pushtim të plotë nga bregu.

Plazhet e përdorshme janë vetëm një duzinë dhe për këtë arsye lehtësisht të menaxhueshme.

Bregdeti i Tajvanit është i rrethuar nga shkëmbinj midis 300 dhe 600 metra të lartë: "Forma e ishullit është një dhuratë hyjnore për ushtrinë vendase", vëren Ian Easton, një ish-analist i Pentagonit.

Si do të fillonte atëherë një operacion kinez për të marrë kontrollin e "provincës rebele"?

Sinjali i parë ka shumë të ngjarë të jetë errësira në Taipei: dritat do të fiken për shkak të sulmeve kibernetike në rrjetin elektrik dhe qendrat e komandës dhe kontrollit.

Më pas do të ishte radha e inkursioneve të trupave të hedhur nga helikopterët për të mbjellë panik, bombardime dhe lëshime raketash në bazat tajvaneze.

Televizioni kinez vitin e kaluar (kur as që imagjinohej "provokimi" i Nancy Pelosit), transmetoi pamjet e një rakete lundrimi, duke shkatërruar një ndërtesë.

Bëhet fjalë për një CJ-10, një pajisje e aftë për të sjellë te objektivi një kokë shpërthyese prej 500 kg.

"Ishte një eksperiment me ‘prerje koke’, një paralajmërim për separatistët tajvanezë", - tha Pekini, duke vënë në dukje se CJ-10 mund të programohet të futet fshehurazi në dritaren e një ndërtese brenda një rrezeje prej dy mijë kilometrash. Tajvani është më pak se 200 nga bregu kontinent.

Drejtori i CIA-s, thotë se Xi Jinping ishte “i shqetësuar” nga zhvillimet në terren të luftës në Ukrainë.

Ëilliam Burns është i bindur se presidenti kinez po bën përllogaritje të reja për Tajvanin.

CIA nuk beson se rezistenca ukrainase kundër dominimit të pretenduar rus e ka shuar vendosmërinë e Pekinit për të "ribashkuar" Tajvanin, ajo thjesht imagjinon se kohët dhe metodat e veprimit po i nënshtrohen një rishikimi në dritën e "mësimit ukrainas".

Ekziston edhe një mësim për mbrojtjen tajvaneze. Pentagoni i kërkon Taipeit të përgatisë "strategjinë e iriqit": të mbyllet në vetëmbrojtje si një iriq (në kuptimin e vërtetë të fjalës), të shfrytëzojë vështirësitë e armikut, në vend që të përpiqet në mënyrë joreale të përballet me forcën e tyre.

“Iriqi tajvanez” duhet të përpiqet të ngadalësojë dhe ta bëjë pushtimin shumë të përgjakshëm, në pritje të mbërritjes së pashmangshme të ndihmës amerikane.

Për këtë, Uashingtoni i sugjeron Taipeit të forcojë infrastrukturën thelbësore, të grumbullojë burime për rezistencën dhe të trajnojë një forcë territoriale të aftë për të zhvilluar një luftë guerile kundër kinezëve.

Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë