Studiuesit në kolegjin e mjekësisë “Baylor”, Stanford kanë identifikuar një molekulë në gjak që prodhohet gjatë ushtrimeve apo stërvitjes fizike. Kjo molekulë mund të zvogëlonte konsumimin e ushqimit dhe obezitetin tek minjtë.
Gjetjet përmirësojnë proceset fiziologjike që qëndrojnë në themel të ndërveprimit midis stërvitjes dhe urisë.
“Ushtrimi i rregullt është vërtetuar se ndihmon në humbjen e peshës. Gjithashtu rregullon oreksin dhe përmirëson profilin metabolik, veçanërisht për njerëzit që janë obezë”, tha autori Yong Xu, profesor i pediatrisë në kolegjin Baylor.
Sipas tij nëse kuptohet mekanizmi me anë të të cilit stërvitja shkakton këto përfitime, atëherë shumë njerëz do të përmirësojnë shëndetin e tyre.
“Ne donim të kuptonim se si funksionon ushtrimi në nivel molekular për të kuptuar disa nga përfitimet e tij,” tha autori Jonathan Long, asistent profesor i patologjisë në Stanford Medicine.

Xu, Long dhe kolegët e tyre kryen analiza të përbërjeve të plazmës së gjakut te minjtë pas vrapit intensiv
Molekula më e ndjeshme e induktuar ishte një aminoacid i modifikuar i quajtur Lac-Phe. Ai sintetizohet nga laktat (një përbërës për ndjesinë e djegies në muskuj) dhe fenilalaninës (një aminoacid që është një nga blloqet ndërtuese të proteinave).
Në minjtë me obezitet të shkaktuar nga dieta, një dozë e lartë e “Lac-Phe” frenoi marrjen e ushqimit me rreth 50%.
Kur u administrua te minjtë për 10 ditë, Lac-Phe reduktoi peshën trupore. Gjithashtu, përmirësoi nivelin e glukozës.
Studiuesit identifikuan gjithashtu një enzimë të quajtur CNDP2. E cila është e përfshirë në prodhimin e Lac-Phe dhe treguan se minjtë që u mungonte kjo enzimë nuk humbën aq shumë peshë në një regjim ushtrimesh.
Është interesante se ekipi vërejti ngritje të niveleve të Lac-Phe në plazmë, pas aktivitetit fizik te kuajt e garës dhe te njerëzit.
“Kjo tregon që Lac-Phe është një sistem fiziologjik që rregullon ushqimin dhe është i lidhur me aktivitetin fizik tek shumë gjallesa”,shtoi Long.
Burimi: Neuroscience/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.