Kinema

Shuhet Bruno Ganz, aktori që i tregoi botës historinë e Hitlerit

Bruno Ganz, aktori i cili i tregoi botës historinë e Hitlerit nëpërmjet kinemasë, vdiq në moshën 77-vjeçare. Sipas menaxherit të tij, aktori zviceran vdiq në shtëpinë e tij në Cyrih gjatë ditës së premte për shkak të kancerit në zorrën e trashë.
Ganz ishte i njohur për të gjithë botën, por veçanërisht në kinematë dhe teatrot gjermane. Edhe pse luajti në filma të ndryshëm anglezë si "The Reader" dhe "The Manchurian Candidate", roli i tij më i famshëm, ishte si Adolf Hitler. Një film i veçantë që përshkruante Hitlerin dhe shprehinë e tij, e cila është kthyer në mijëra parodi të cilat i gjejmë rëndom në internet.
Filmi, i quajtur "Der Untergang" në gjermanisht, tregoi historinë e ditëve të fundit të Hitlerit në bunkerin e Berlinit. Në një biografi të Ganz, të shkruar para pak kohësh në New York Times, ai e quan performancën e tij si tepër karizmatike.

https://youtu.be/nOMIhJAriJs

Në vitin 2005 Ganz tha për "The Guardian" se kaloi katër muaj, duke u përgatitur për rolin e Hitlerit, duke studiuar të dhëna historike dhe duke vëzhguar njerëzit me sëmundjen e Parkinsonit, të cilën e kishte dhe diktatori nazist.
Asokohe ai u shpreh se nuk pretendonte të kuptonte Hitlerin, pasi edhe dëshmitarët që kanë qenë brenda në të njëjtin bunker me të, nuk ishin në gjendje të përshkruanin atë.
"Ai ishte pa mëshirë, pa dhembshuri dhe nuk i kuptonte pasojat e luftës," u shpreh Ganz atëherë.
Ai kishte një karrierë të pasur dhe të larmishme. Disa nga filmat ku ai kishte rol kryesor ishin "Nosferatu Vampyre" në vitin 1979, "Wings of Desire" në vitin 1987 dhe "So Close" në vitin 1993.
Gjithashtu, në vitin 2018 ai kishte një rol të rëndësishëm në filmin "The Baader Meinhof Complex", ndërsa roli i tij i fundit ishte në filmin "The House". Gjatë gjithë kohës, ai kishte në dorë unazën e Ifflandit, një vlerësim për aktorët më të mirë gjermanë dhe zviceranë. Kjo unazë është mbajtur nga aktorë të ndryshëm, ndërsa tani nuk është ende e qartë se kush do të jetë passardhësi i Ganz për mbajtjen e unazës. /BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë