Para

Shqiptarët ‘besnikë’ të parasë së thatë / 334 mld lekë cash dolën nga bankomatet gjatë 2023-shit

Nga Gazeta 'SI'- Shqiptarët tërhoqën rreth 334 mld lekë nga pikat e bankomateve ATM, gjatë gjithë vitit 2023. Banka e Shqipërisë tregon se vlera është rritur me 19% ose rreth 54 mld lekë më shumë nga 2022-shi. Shifrat tregojnë se ndonëse Shqipëria ka nisur një digjitalizim masiv të shërbimeve, qytetarët preferojnë ende paranë cash për për përdorim.

Sipas numrit të transaksioneve, BSH tregon se brenda vitit janë kryer në total 444 mld lekë transaksione ose 21.9% më shumë krahasuar me vitin e kaluar.

Nga ana tjetër, edhe depozitimet janë paraqitur me rritje si në numër ashtu edhe në vlerë. Gjatë vitit 2023 shqiptarët kanë kryer 34% më shumë depozitime vlera e të cilave arrin në 769 milionë lekë.

Ndërsa, përsa i përket tërheqjeve dhe pagesave nëpërmjet terminaleve POS, në vitin 2023 u kryen 35% më shumë pagesa dhe 44% më shumë tërheqje se në vitin 2022.

Po ashtu në nisje të vitit 2024, ka patur një numër të konsiderueshëm të transaksioneve të kryera me karta në bankomat. Në janar u kryen gjithsej 1.6 milionë tërheqje me vlerë totale 2.7 mld lekë dhe 73.865 depozitime me vlerë totale 36 milionë lekë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë