Para

Homebanking, shqiptarët shpenzuan 170 mld lekë me blerje online gjatë janarit

Nga Gazeta 'SI' - Më shumë se 170 mld lekë pagesa janë bërë gjatë muajit janar 2024 nga shqiptarët. Kjo vlerë përkthehet në 625 mijë transaksione, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë.

Ndërkohë për të gjithë 2023-shin, shifrat e këtij treguesi arritën nivele rekord, 7.6 mln transaksione dhe mbi 2 mijë mld lekë.

Trendi i homebanking gjeti hapësirë në Shqipëri gjatë pandemisë dhe vazhdon ende të rritet me qytetarët që gjejnë më shumë akses në banka dhe bizneset që diverisifikojnë pagesat.

Sipas Anketës së Përdorimit të Teknologjisë së Informacionit, 40% e shqiptarëve pranojnë se kanë bërë një blerje online, produkt ose shërbim gjatë 2023-shit. 89% e këtyre blerjeve ka qenë veshje ose aksesore, ndërsa shërbimet e dërgimit të ushqimit në shtëpi rreth 40%.

Banka e Shqipërisë raporton 1.4 mln karta aktive, prej të cilave 1.2 janë debiti, për 2023-shin. Rreth 70% e popullsisë shqiptare kanë një llogari bankare, sipas BSH-së.

Për të rritur përfshirjen e qytetarëve në sistemin bankar po ndërhyn dhe qeveria. Të gjithë qytetarët që marrin ndihmë ekonomike apo pension, do të kenë një llogari bankare pa kosto, ku do të aksesojnë pagesën e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë