Gazeta Si - Në një operacion ndërkombëtar kundër trafikut të drogës, armëve të zjarrit, emigrantvë dhe qenieve njerëzore, në Shqipëri janë arrestuar 28 persona.
Europol ka bërë bilancin e e operacionit "EMPACT JAD 2023", i cili u zhvillua në 26 vende të Europës, përfshirë Shqipërinë.
Ky operacion kishte në shënjestër rrjete të trafikimit të armëve të zjarrit, të lëndëve narkotike, të emigrantëve, si dhe goditjen e rrjeteve kriminale me rrezikshmëri të lartë.
Ministri i Brendshëm thotë se në Shqipëri, operacioni u koordinua nga Drejtoria e Europol, duke angazhuar në total 315 punonjës të Policisë së Shtetit për kontrollin e 2648 subjekteve, 1525 shtetasve, 987 mjeteve, 40 pakove postare dhe 92 ambienteve.
Në vendin tonë u arrestuan 28 persona, u sekuestruan armë zjarri, municion luftarak, 81 kilogramë kanabis dhe shumë doza kokaine.
Në total në 26 vendet europiane, gjatë këtij operacioni janë arrestuar 566 persona (218 për trafikimin e personave, 186 për trafikimin e drogës, 69 për trafikimin e armëve, 89 për krime të tjera); janë sekuestruar 310 armë zjarri, municion luftarak dhe rreth 1 ton drogë (626 kg kokainë, gati 300 kg kanabis, heroinë dhe lëndë të tjera narkotike.
Ky operacion ndërkombëtar u zhvillua me mbështetjen e Europol, Interpol, Eurojust, Frontex, Agjencisë Europiane të Rojës Kufitare dhe të agjencive të tjera ligjzbatuese ndërkombëtare
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.