Ekonomi

Shqipëria me borxh të jashtëm shumë të lartë

Borxhi i jashtëm i Shqipërisë është rritur me 9.28 % në 2017.

Kurse borxhi total në këtë vit krahasuar me vitin paraardhës është rritur me 774 mln $. Në raport me të ardhurat kombëtare bruto është rritur me 0,3 %.

Të dhënat janë publikuar nga Banka Botërore sipas statistikave të Borxhit 2019.
Referuar këtij raporti, borxhi i jashtëm i ekonomive me të ardhura të ulëta dhe të mesme është rritur në nivelin më të lartë në katër vjet.

10% është rritur borxhi i jashtëm i përgjithshëm i vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme në 2017 në 7.1 triliard dollarë.

Stoku i borxhit rezulton të jetë më i lartë se rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto prej 4 për qind në 2016.

Flukset hyrëse financiare që janë huamarrja dhe kapitali, në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme u rritën me 61 për qind në vitin 2017 në nivelin më të lartë në tre vjet që janë nxitur nga një rikthim i flukseve hyrëse të borxhit neto.

Flukset neto financiare u rritën në 1.1 trilionë dollarë në 2017. Ritmi i flukseve neto të të ardhurave neto u nxit nga huamarrja neto që u rrit në 607 miliardë dollarë në 2017, nga 181 miliardë dollarë në vitin 2016, duke tejkaluar hyrjet neto të kapitalit për herë të parë që nga viti 2013.

Flukset hyrëse të investimeve të huaja direkte (FDI), të konsideruara prej kohësh si komponenti më i qëndrueshëm dhe elastik i flukseve të tjera financiare të paqëndrueshme, u tkurrën për të dytin vit radhazi, duke rënë edhe 3 për qind më 2017. Hyrjet e kapitalit të portofolit u rritën në 57 miliardë dollarë rritje prej 29 për qind gjatë vitit 2016.

Tendencat e nivelit rajonal në borxhin e jashtëm në akumulimin e vitit 2017 kanë ndryshuar. Vendet në Afrikën Sub-Sahariane akumuluan borxh të jashtëm me një ritëm më të shpejtë se vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, në rajone të tjera në 2017: stoku i borxhit të jashtëm të kombinuar u rrit 15.5 përqind nga viti i kaluar në 535 miliardë dollarë. Pjesa më e madhe e kësaj rritjeje ishte nxitur nga një rritje e huamarrjes nga dy ekonomitë më të mëdha të rajonit, Nigeria dhe Afrika e Jugut, ku stoku i borxhit të jashtëm u rrit 29 për qind dhe 21 për qind respektivisht.

Statistikat e Borxhit Ndërkombëtar 2019 është një përpilim statistikash të Bankës Botërore që mbulon borxhin e jashtëm dhe hyrjet financiare të121ekonomive me të ardhura të mesme dhe të ulta gjatë 2017-ës dhe një analzië të këtyre të dhënave.

Informacioni vjen prej Sistemi i Raportimit të Debitorëve të Bankës Botërore, që është krijuar në 1951. Tabelat e Borxhit Botëror, që përfshinë në publikimin e parë të dhënat për borxhin e jashtëm u lançua më 1973.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë