Treg

Shpërthejnë investimet në energji diellore në Ballkanin Perëndimor. Por por a është gati rajoni për të?

Vendet e Ballkanit Perëndimor, po shohin një shpërthim të investimeve në energji diellore, gjë që mund të ndihmojë në zbutjen e krizës energjetike, por zyrtarët e industrisë thonë se, sistemet e transmetimit nuk janë të përgatitur për furnizime të reja energjetike.

Ministri i Ekonomisë i Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi, tha se investitorët kanë filluar të investojnë “vrullshëm” në termocentrale diellore dhe se vendi i tij, i cili është importues i energjisë, është bërë një qendër rajonale për burimet e rinovueshme të energjisë.

Që nga viti 2021, janë ndërtuar parqe me panele diellore me kapacitet 139 megavat (MW), ndërsa deri në fund të vitit 2023, është planifikuar të prodhohen deri në 300 MW energji e re diellore, e cila është e mjaftueshme për të furnizuar me energji elektrike tetë qytete, tha Marko Bislimovski, president i Komisionit Rregullator të Energjisë, në Maqedoninë e Veriut.

Megjithatë, rrjetet e transmetimit dhe të shpërndarjes, nuk janë të përgatitura për të tërhequr furnizime të tilla të papritura të energjisë diellore dhe duhet të zgjerohen në mënyrë, që të pranojnë dhe balancojnë energjinë, që gjenerohet vetëm gjatë ditës, tha ai.

“Rrjeti ynë mund të përballojë transmetimin e rreth 1300 MW energji fotovoltaike dhe rrjeti shpërndarës ka kapacitet prej 700-800 MW, ndërsa planifikon transmetimin prej 5000 MW”, tha Bislimovski. “Pra, ne kemi probleme.”

Zgjidhja tjetër, megjithëse e kushtueshme, është ruajtja e energjisë elektrike. Prandaj, legjislacioni u ndryshua për t’u kërkuar investitorëve të sigurojnë ruajtjen e baterive të energjisë elektrike, në zonat ku rrjeti është tashmë i rezervuar.

Prodhuesit e certifikuar të paneleve diellore, gjithashtu paralajmërojnë se kontrolli i dobët i kompanive, që instalojnë panele diellore pa licencë, së bashku kërkesën në rritje, shkakton defekte teknike dhe mund të shkaktojë dëme të mëdha në sistemin energjetik.

“Njerëzit përqendrohenn në çmim dhe sa shpejt do të përfundojnë punimet, duke mos menduar për pasoja të gjera si për investitorët ashtu edhe për rrjetin shpërndarës,” tha Goran Paunov, pronari dhe menaxheri i përgjithshëm i KMG EOL Kvazar, një prodhues panelesh diellore me qendër në Shkup.

Gjithashtu, impiantet diellore janë rritur në të gjithë Bosnjën, i vetmi vend ballkanik, që eksporton energji elektrike, veçanërisht në rajonin jugor të Hercegovinës. Stolac, qyteti që filloi përdorimin e energjisë diellore 12 vjet më parë, tani është bërë një kantier i madh ndërtimi.

“Ne planifikojmë kapacitetin e prodhimit nga energjia diellore deri në 600 MW,” tha kryetari i bashkisë Stolac Stjepan Boshkoviç, duke paralajmëruar megjithatë se, plani varet nga kapaciteti i linjave të transmetimit dhe gatishmëria e agjencive shtetërore, për ta zgjeruar atë në përputhje me rrethanat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë