Politike

Shkarkimi i Metës dhe Antishpifja shtyhen për në qershor

Komisioni i Venecias ka shtyrë për në qershor publikimin e ekspertëve të Venecias për dy çështjet më të nxehta në Shqipëri, mënyra e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe ligjin Antishpifje. Lajmërimin e ka bërë vetë komisoni i Venecias në faqen zyrtare, i cili ka bërë ditur se të dyja çështjet do të jenë objekt i punës së sesonit të qershorit 2020. Ky lajmërim do të ndikojë për uljen e konfliktit politik mes mazhorancës dhe presidentit, të cilët i kanë ulur armët për shkak të situatës së krijuar nga Koronavirusi. Venecia kishte dërguar një raport paraprak për sa i përket procesit të emërimeve të anëtrëve të Gjykatës Kushtetuese më 6 mars.

Venecia njoftimi i komisionit

Në këtë draft paraprak që u cilësua si një fitore nga Presidenca, theksohej se kreu i Shtetit nuk ka shkelur Kushtetutën me emërimin e Marsida Xhaferllarit si anëtare Gjykata, duke vlerësuar kështu mënyrën se pritjes së radhës së emërimeve, duke saktësuar edhe faktin se afati 30 ditor nuk ishte i parashikuar. Sakaq emërimet e tjera i cilësohen si në shkelje, duke pëfshirë edhe ato që realizoi Kuvendi, nisur nga mënyra se u veprua procedurialisht. Vetëm emërimi i Besnik Muçit u cilësua i rregullt.

Xhaferllari dhe presidenti Meta.


Komisonit të Venecias iu drejtua Parlmaenti, pasi kërkesës së bërë nga ana e komisionit hetimor i ngritur për shkarkimin e presidentit. Kjo strukturë hetimore parlamentare e nisi hetimin fillimisht mbi shkeljet e presidentit për dekretin e anulimit të zgjedhjeve të 30 qershorit, ndërsa më vonë i shtoi si objekt të punës dhe mënyrën se emërimit të Marsida Xhaferllarit si anëtare e Gjykatës. Tashmë me këtë vendim të Venecias, pritet që të ketë edhe një vendim të Parlamentit për shtyrjen e afatit të punës së komisionit hetimor për shkarkimin e presidentit. Afati i këtij komisonit është 8 prill, dhe se shtyrja do të varet nga vullneti i mazhorancës dhe nga situata që po shkaktohet nga koronavirusi.


Ligji Antishpijfe
Një tjetër çështje e nxehtë është edhe ligji Antishpifje, për të cilët ka shkaktuar reagimin e ndërkombëtarëve sa i përket masave të forta të gjobitjes së mediave online, pasi shihej si një kërcënim për median. Pavarësisht apeleve të fortave të institucioneve ndërkombëtare dhe shoqatave të medias, mazhoranca nuk u tërhoq në kalimin e dy ligjeve si pjesë e paketës Antishpifje, ato për AMA-n dhe AKEP-in. Presidenti Meta e ktheu mbprasht, por në votimin e Parlamentit, Këshilli i Europës bëri të ditur se e kishte dërguar çështjen në Komisionin e Venecias për interpretim. Pas këtij akti, mazhoranca pezulloi votimin e dekretit të presidentit Meta për ligjin e AMA-s, duke pritur opinionin e Venecias dhe më pas të meret vendimi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë