Politike

Tabaku: Tatimi ndaj profesioneve të lira do të rrisë çmimet për shërbimet

Deputetja e PD, Jorida Tabaku shprehet se vendosja e taksës për profesionistët e lirë do të rrisë çmimet për shërbimet. Sipas deputetes Tabaku sondazhet tregojnë se 37% të këtyre bizneseve mendojnë të rrisin çmimin ndërsa një pjesë e konsiderueshme mendojnë të largohen.

“Qindra të rinj kanë shkruajtur duke pyetur për taksën e profesioneve të lira. Shikoni ky nuk është një grup njerëzish që po i vendos një taksë e po ankohen. Këtu bëhet fjalë për ajkën e shoqërisë, për profesionistë të lirë të cilët ofrojnë shërbime që nuk i ofron askush tjetër. Ndërkohë që flasim 37% e këtyre bizneseve, që do të thotë ekonomistë financierë, kontabilistë, noterë, avokatë janë duke rritur çmimet e shërbimeve të tyre.

Zinxhir do të rriten dhe në shërbime të tjera. Ndërkohë që 23% prej tyre mendojnë që ta mbyllin biznesin e tyre dhe të largohen. A është emigrimi zgjidhje? A është rritja e taksave ndërkohë që ti ke përjashtuar taksa të tjera, zgjidhje nga ana e Qeverisë që të taksojnë trurin?”, pyet Tabaku përmes një video-mesazhi


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë