Politike

“Venecia” shtyn raportin, Blushi: Opinioni i 6 marsit s’ndryshon, Holanda shkaku i vendimit

Komisioni i Venecias ka shtyrë publikimin e raportit të Komisionit të Venecias mbi opionin nëse presidenti ka shkelur Kushtetutën për procesin emërimit të anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese. Pas lajmit ka reaguar edhe Presidenca, duke theksuar se lajmi i komisionit të Venecias është shpërndarë nga mazahoranca. " Me përgjegjësi të plotë sqarojmë se "burimi i Strasburgut" është Taulant Balla, i cili edhe pse është kryetar i vetëm një grupi parlamentar politik në Kuvend është personi i kontaktit në emër të Kuvendit edhe me Komisionin e Venecias, tamam për të provuar se Kuvendi aktual është njëpartiak", shprehet Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit.

Kryeparlamentari shqiptar duke u takuar me ekspertet e komisionit te Venecias

Më tej Blushi thekson se "burimet e vërteta nga Strasburgu konfirmojnë se raporterët nuk kanë pranuar ndryshimin e opinionit të 6 marsit. Ndërkohë në Parlamentin holandez është kërkuar të përfshihet si kusht i qartë për Qeverinë shqiptare: zbatimi i rekomandimeve të opinionit të datës 6 mars, dhe opinionit për ligjin e ashtuquajtur "Antishpifje", përveç 9 kushteve të Bundestagut. Në këto rrethana është shtyrë edhe publikimi i raportit përfundimtar nga Komisioni i Venecias".

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi. Gazeta "Si", 20 mars 2020

Gjithashtu në reagim theksohet se " Presidenti i Republikës, Ilir Meta është i fokusuar në masat e marra për përballimin e COVID 19 dhe tejkalimin e kësaj situate kritike, duke patur prioritet kryesor vetëm mbrojtjen e shëndetit të çdo qytetari. Meta uron që situata me pandeminë COVID 19 të kalojë sa më shpejt, dhe se vëmendja dhe angazhimi i Tij do të vazhdojë të jetë 100% në kapërcimin e saj të menjëhershëm dhe me pasoja sa më të lehta për qytetarët".

Raporti paraprak i botuar me 6 mars i publikuar në media, i cilësuar si konfidencial, theksonte se presidenti nuk kishte shkelur kompetencat me emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Ndërsa theksonte se vetëm emërimi i Besnik Muçit ishte i rregullt, duke rrëzuar kështu edhe emërimet që u realizuan nga ana e Parlamentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë