Rend dhe Ligj

Sherr për borxhin në Tiranë, dhunohet polici dhe vëllai i tij. Arma e shërbimit gjendet në vendngjarje

Gazeta Si - Një punonjës policie është goditur me sende të forta nga dy persona, teksa ishte në makinë bashkë me vëllain e tij këtë  të shtunë në Tiranë. Sipas policisë, dy të plagosurit ndodhen në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën “Besim Alla”, ku gjatë një konflikti për rrethana ende të paqarta, shtetasit B.B., dhe B.B., në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, dyshohet se kanë goditur shtetasit E.F., (punonjës policie), B.F., dhe automjetin e tyre.

Gjatë konfliktit, shtetasit E.F., i ka rënë arma e shërbimit në tokë, e cila është gjetur më pas në vendngjarje. Si pasojë, shtetasit E.F., dhe B.F., janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Nga burime paraprake, mësohet se punonjësi i policisë, bashkë me të vëllanë kanë qenë duke lëvizur në zonë dhe një grup prej disa personash i kanë parë dhe i kanë ndaluar.

Personat e tjerë i kanë kërkuar një shumë parash vëllait të efektivit, pasi ata pretendonin për një borxh të vjetër mes tyre. Në sherr e sipër të rinjtë janë goditur me sende të gorta si shkopinj e gurë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë