Ngjarje

7 të vdekur në Itali, mbi 200 të infektuar – Frikë për pandemi globale

Shpërthimi i koranavirusit në Veriun e Italisë ka ngritur alarmin se përhapja e virusit kinez Covid-19 mund të kthehet një pandemi globale për shkak të rasteve të reja që po raportohen në të gjithë botën.

Italia është vendi i tretë më i prekur në botë, pas Kinës (mbi 77 mijë të infektuar) dhe Koresë së Jugut (763 të infektuat). Në vendin fqinj janë konstatuar 219 raste, 7 prej të cilëve kanë humbur jetën. Një burrë 77-vjeçar nga Euganeo, një 77-vjeçar nga Casalpusterlengo, një grua e moshuar nga Cremi, një 84-vjeçar nga Bergamo dhe viktima e fundit një 64-vjecar nga Komo, që kanë ndërruar jetë gjatë 48 orëve të fundit në Italinë Veriore. Viktima e pestë u regjistria pas mesdite. Mësohet se 5 personat që humbën jetën vuanin nga sëmundje të tjera, të cilat ndikuan në përkeqësimin e gjendjes së tyre.

Mbi 50 mijë njerëz nga 11 bashki janë në karantinë. Shkollat në të gjithë Lombardinë janë mbyllur, po ashtu edhe shumë biznese.

Komisioni Europian ka shprehur po ashtu gatishmërinë për të ndihmuar Italinë në përballimin e epidemisë. Ai ka ndarë 230 milion euro për të ndihmuar luftën globale kundër përhapjes së koronavirusit.

Harta e të prekurve në Italinë Veriore nga Correre della Sera, Gazeta Si, 2020

“Ne po ndjekim nga afër situatën në Itali dhe përgëzojmë autoritetet italiane për reagimin e tyre të shpejtë dhe efikas. Komisioni i BE-së është i gatshëm të sigurojë mbështetje “, shkruan Komisioneri Europian për Shëndetin dhe Sigurinë e Ushqimit, Stella Kyriakides.
Arsyeja pse ka kaq shumë raste në Italinë Veriore ka të bëjë me faktin se epidemia filloi nga një spital.

Deri më tani në Italia mbylli qytetet e prekura më shumë dhe ndaloi aktivitetet publike në pjesën më të madhe të veriut të vendit, përfshirë karnavalet në Venecia, ku u shfaqën shumë raste në të gjithë Europën.

Presidenti i Rajonit të Bazilikatës, Vito Bardi, ka urdhëruar një protokoll sigurie për të parandaluar përhapjen e koronavirusit përtej Veriut të Italisë.

“Qytetarët nga Piemonte, Lombardia, Veneto, Emilia Romagna dhe Liguria ose ata që kanë qëndruar atje për 14 ditët e kaluara, duhet të qëndrojnë në karantinë në shtëpinë e tyre për 2 javë”, thuhet në urdhrin e Bashkisë .

Një oficer policie mban një maskë mbrojtëse për fytyrën në Venecia, Itali, Gazeta Si 2020.

Zhvillimet në Itali janë duke u ndjekur me ankth nga e gjithë Europa, mes frikës se koronavirusi do të përhapet nëpër të gjithë kontinentin e vjetër. Shumë kanë ngritur alarmin për një pandemi, e cila shpallet kur një sëmundje infektive kërcënon pjesë të ndryshme të botës njëkohësisht.

Asnjë vaksinë nuk është në dispozicion deri më tani për të trajtuar virusin që prek kryesisht frymëmarrjen. Nga 77,000 njerëz të prekur Kinë, më shumë se 2.600 kanë humbur jetën.

Më shumë se 1200 raste janë konfirmuar në 26 vende të tjera, thotë Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH).

Të hënën në Afganistan, Kuvajti dhe Bahreini raportuan rastet e tyre të para, ku të prekurit ishin kthyer nga Irani.

Sipas ekspertëve, shpërthimi paralel i virusit në Korenë e Jugut, Iran dhe Itali është një sinjal se jemi në fazat e hershme të pandemisë.

Situata në Iran është po ashtu shqetësuese, sepse virusi është përhapur në qytete të shumta, në pjesë të ndryshme të vendit.

“Nëse kemi një pandemi, do të jetë akoma e rëndësishme të kufizojmë shpejtësinë e përhapjes së virusit”, thotë OBSH.

Lista e shteteve të prekura nga koronavirusi

  • Kina me 2.592 të vdekur 77 150 të prekur nga Koronavirusi sidomos në provincën e Hubei
  • Hong Kong: 74 të prekur, 2 të vdekur
  • Makao: 10 të prekur
  • Japoni: 838 të prekur përfshirë 691 persona që ndodheshin në kroçerën e Yokohama, 4 të vdekur
  • Koreja e Jugut: 763 të prekur, 7 të vdekur
  • Itali: 219 të prekur , 4 të vdekur
  • Singapor: 89 të prekur
  • Iran: 43 të prekur, 12 të vdekur
  • SHBA: 35 të prekur, një amerikan i vdekur në Kinë
  • Tajlandë: 35 të prekur
  • Tajvan: 28 të prekur, 1 i vdekur
  • Australi: 23 të prekur
  • Malajzi: 22 të prekur
  • Vietnam: 16 të prekur
  • Gjermani: 16 të prekur
  • Francë: 12 të prekur, 1 i vdekur
  • Emiratet e Bashkuara Arabe: 13 të prekur
  • Mbretëria e Bashkuar: 13 të prekur
  • Kanada: 10 të prekur
  • Filipinë: 3 të prekur , 1 të vdekur
  • Kuvajt: 3 të prekur
  • Indi: 3 të prekur
  • Rusi: 2 të prekur
  • Spanjë: 2 të prekur
  • Bahrain: 1 i prekur
  • Liban: 1 i prekur
  • Izrael: 1 i prekur
  • Belgjikë: 1 i prekur
  • Nepal: 1 i prekur
  • Sri Lanka: 1 i prekur
  • Suedi: 1 i prekur
  • Kamboxha: 1 prekur
  • Finlandë: 1 i prekur
  • Egjipt: 1 i prekur

Më Shumë