Ekonomi

Dridhet ekonomia italiane. Veriu rrezikon të përgjunjet, 18 mln euro humbje në ditë

Shëndeti mbi të gjitha. Alarmi koronavirus rritet dhe tremb Italinë, me Veriun tashmë të blinduar në pritje të njohjes, orë pas ore, të gjendjes së të infektuarëve, nëse ka të shëruar dhe viktima të reja.

Por ajo që po dridhet është edhe ekonomia: dëmet, tashmë të konsiderueshme, mund të zbulohen të jenë akoma shumë më të mëdha.

Sot me mos çeljen e zyrave të ndryshme, dyqaneve dhe impianteve në zonat karantinë, Italia do të nisë të numërojë dëmet ekonomike të shkaktuara nga epidemia.

Lombardia dhe Veneto vlejnë sa 31% e PBB-së. Për momentin është e pamundur të hipotetizosh një vlerësim real të dëmeve, por duhet të jetë shumë e lartë, duke marrë parasysh që ndërmarrjet e Codognos e Casalpusterlengos – dy prej komunave të përfunduara në karantinë në Lombardi – qarkullojnë (vetëm ato) 1,5 miliard në vit.

Çdo ditë pa aktivitet mund të hedhë poshtë 4 mln euro të ardhura, por fatura mund të arrijë në 18 mlm euro nëse bllokimi do të ishte shtrirë në të gjithë krahinën e Lodit. Dhe nëse masat kufizuese të karantinës do të shtriheshin në të gjithë sektorin e prodhimit të Lombardisë dhe Venetos, llogaria mund të bëhej e frikshme duke marrë parasysh faktin se vetëm dy Rajonet vlejnë 550 miliardë të PBB-së (31% të asaj italiane) dhe vetëm nga këto rajone llogariten 40% e eksporteve të vendit.

Qeveria po punon për të ndihmuar bizneset në zonat e karantinës. Për të kufizuar dëmin ekonomik, qeveria po studion një lloj plani Marshall për të ndihmuar bizneset në zonat e karantinës. Në San Donato të Milanos, vetëm në veri të Codogno, kanë selinë Eni, Saipem dhe Snam. Megjithatë, pak më në jug, ka një nga qendrat më të mëdha të logjistikës Amazon në Itali, mekanikën Piacenza dhe industria ushqimore Emilian.

Milano tashmë ka paguar një faturë të kripur në javën e modës - Lombardia, dhe veçanërisht Milano, tashmë kanë pësuar dëme të konsiderueshme. Në fakt, në Javën e Modës në Milano kishte një mijë blerës më pak kinezë se vitin e kaluar, një rënie prej 80%. Mosardhja e turistëve nga Pekini në Venecia, Verona dhe Milano ka shkaktuar një goditje të fortë për hotelierët dhe tregtarët. Shitjet e rrobave të stilistëve, bizhuterive dhe parfumeve në rrethin e modës Milanese (midis Montenapoleone dhe Galleria) vlen rreth 12% e PBB-së së Milanos. Vetëm blerjet kineze përbëjnë vetëm një të katërtën e kësaj shume.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë