Njerez

Fotogaleri / Italianët në alarm, me maska në rrugë, boshatisin supermarketet

Italia regjistron katër të vdekur dhe më shumë se 214 të infektuar në pesë rajone. Lombardia, Piemonte dhe Veneto kanë pezulluar të gjitha qendrat arsimore. Njëmbëdhjetë bashki, me 50,000 njerëz ndodhen të izoluar.

Personeli shëndetësor trajton një pacient në një spital në Vo Euganeo, Padova.
Një njoftim në derën e La Escala në Milano informon për mbylljen e teatrit për shkak të koronavirusit.
Dy tifozë me maska mbrojtëse gjatë ndeshjes së Romës kundër Leçes,
Autoritetet italiane kanë anuluar dy ditët e fundit Karnavalet e Venecias, për shkak të shpërthimit të koronavirusit.
Oficerë të policisë duke kontrolluar disa automjete në hyrje të qytetit Casalpusterlengo.
Giorgio Armani ka vendosur të anulojë aktivitet të planifikuara, për të prezantuar koleksionin e tij në javën e modës. Në foto, punëtorët jashtë teatrit, ku stilisti prezantoi paradën e tij.
Në foto, banorët e qytetit italian të Casalpusterlengo vërshojnë në dyert e një supermarketi për të blerë ushqime.
Policia dhe turistët me maska nëpër rrugët e Venecias
Një tifoz jashtë stadiumit San Siro, pas anulimit të ndeshjes mes Inter dhe Sampdoria.
Në foto, oficerët e policisë në qytetin Castiglione D’Adda. Qeveria ka nxjerrë një dekret që parandalon lëvizjen e qytetarëve.
Një turist aziatik me maskë, në një rrugë në Venecia, këtë të dielë.
Disa njerëz nga publiku, me maska, gjatë paradës së Dolce & Gabbana në Milano, këtë të diele
Një turmë pret në radhë për të blerë ushqime, jashtë një supermarketi, në qytetin italian të Casalpusterlengo.
Koronavirusi në Itali, metrotë e zbrazura! 09:00 në Metro Reda Porta Venezia drejt Duomo

Më Shumë