Interviste

“Spitali amplifikoi epideminë”. Pse koronovirusi u përhap kaq shpejt në Itali

Massimo Galli, Profesor i Sëmundjeve Infektive në Universitetin e Milanos dhe shef i Departamentit të Sëmundjeve Infektive III të Spitalit të Saço në Milano tregon si u përhap infeksioni në Itali, pse kaq shpejt dhe si do të procedohet me vaksinën.

Pse pikërisht në Itali kaq shumë raste të Covid-2019? Edhe në vende të tjera të Europës ka pasur raste, por jo një infektim kaq të madh.

Massimo Galli, Profesor i Sëmundjeve Infektive në Universitetin e Milanos

"Nuk është e thënë që në vende të tjera europaine të mos ndodhë e njëjta situatë. Tek ne ka ndodhur situata më fatkeqe e mundshme, që do të thotë nxitja e një epidemie në kontekstin e një spitali, siç ndodhi me MERS-in në Seul në 2015. Fatkeqësisht në këto raste, një spital mund të transformohet në një amplifikator të frikshëm të ngjitjes (transmetimit) nëse sëmundja bartet nga një pacient për të cilin nuk shfaqet ndonjë rerzik i lidhur: kontakti me pacientë të tjerë me të njëjtën patologji ose origjinë nga një vend i prekur ndjeshëm nga infeksioni. Ata që shkuan në spitalin Codogno nuk kishin qenë në Kinë dhe, veç të tjerave, personi nga Shanghai i cili supozohej se e kishte infektuar atë më parë, u zbulua se nuk kishte qenë ai.

Ne ende nuk e dimë kush e solli koronavirusin në zonën e Codogno, megjithatë çështja e parë klinike e kërkuar e Covid-19 u trajtua pa masat paraprake të nevojshme sepse interpretohej si një tjetër patologji".

Çfarë ndodhi pas hyrjes së virusit në spitalin e Codognos?

"Epidemia spitalore implikon një seri rastesh sekondare dhe terciare, e ndoshta edhe katërsore. Duhet të kuptojmë mirë tashmë si është shpërndarë infeksioni dhe si po përhapet.

Që transmetimi fillimisht ka ndodhur me të vërtetë në një bar apo në ndonjë vend tjetër, kjo duhet verifikuar kur të jetë në dispozicion një zinxhir i saktë epidemiologjik. Ajo që mund të thuhet me siguri është që këto infeksione lëvizin më lehtësisht në lokale të mbyllura dhe me kontakte relativisht të afërta, nën dy metra distancë".

Në cilën mënyrë mendohet të ketë penetruar virusi në Itali: cilat “rrugë” ka përshkuar?

"Është e mundur që dikush që ka mbërritur në një fazë inkubacioni, ka zhvilluar infeksionin kur ishte tashmë në vendin tonë me një kuadër klinik pa simptoma ose me simptoma shumë të lehta, që i kanë lejuar të vazhdojë jetën e vet pak a shumë në normalitet e në këtë mënyrë ka arritur të infektojë në mënyrë të pavetëdijshme një zinxhir personash.

Nëse do të kishim arritur ta ndalonim në kufi, do të ishim ndërgjegjësuar për situatën. Në anën tjetër të Francës një qytetar britanik që vinte nga Singapori ka infektuar njerëz edhe pse vinte nga një zonë që nuk është konsideruar me risk të lartë".

Pse gjithë këto raste pikërisht në Lombardi dhe në Veneto e jo gjetkë?

"Me shumë mundësi sepse Lombardia dhe Veneto janë rajone në të cilat janë më intensive shkëmbimet me Kinën për arsye ekonomike dhe tregtare, e përpos të tjerash ka një prezencë të rëndësishme të qytetarëve kinezë. Nuk është e thënë që i pari që e ka sjellë virusin në Itali të jetë një kinez, mund të jetë edhe një biznesmen italian i kthyer nga ai vend".

Është e habitshme se si epidemia ka shpërthyer në një qytezë province. Nuk do kishte qenë më logjike që të binte shpejt në një qytet të madh, ku shkëmbimet janë më të shumta?

"I gjithë territori përreth Milanos është një zonë e madhe metropolitane, që jeton në mënyrë simbiotike. Shumë syresh lëvizin nga një cep në tjetrin në këtë zonë. Një epidemi si ajo e Codognos mund të kishte qenë e mundshme edhe gjetkë. Mund të shpresojmë që, pas asaj që ka ndodhur, në çdo urgjnecë në Itali, kushdo që të paraqitet me simptoma të ngjashme duhet të trajtohet me kujdes të veçantë".

A mund të besojmë që me arritjen e stinës së nxehtë, rastet të bien?

"Uroj që po, por me një virus të ri nuk mund të flasësh me siguri. Në Kinë, në 2002-2003, SARS-i u shfaq në qershor-korrik. Por është e vështirë të thuash nëse ndodhi me mbërritjen e të nxehtit. Ngjashmëritë me epidemitë e gripit janë gjithashtu të mundshme vetëm deri në një pikë të caktuar sepse disa prej tyre nuk e kanë ndjekur rreptësisht trendin sezonal".

Pse këmbëngulni kaq shumë në rëndësinë e përhapjes së një testi të antitrupave? A nuk është kërkimi i drejtpërdrejtë i virusit i mjaftueshëm?

"Zbulimi i drejtpërdrejtë i virusit nga një sekretim i trupit është thelbësor për të identifikuar njerëzit që kanë patogjenin në atë kohë dhe për këtë arsye mund ta përhapin atë dhe mund të kenë nevojë për trajtim. Kërkimi i antitrupave në vend të kësaj na tregon nëse ne kemi hyrë tashmë në kontakt me virusin dhe është i dobishëm, për shembull, në raste të tilla si ato të "pacientit zero" hipotetik të Codognos, për të përcaktuar nëse ai mund të jetë me të vërtetë i tillë, apo për të kryer një studim epidemiologjik, i cili bën të qartë se sa njerëz janë infektuar dhe ne nuk e kemi vërejtur atë, ose për të identifikuar fushat me rrezik të veçantë. Ky koronavirus është i ri dhe për këtë arsye kompleti për përcaktimin e antitrupave nuk mund të gjendet në treg, përgatitja e tij do të ishte e mundur falë izolimit të virusit".

Cila është realisht vdekshmëria e këtij infeksioni? Në fillim flitej për 2%. Është konfirmuar?

"Tani për tani, nëse duhet të flasim në bazë të të dhënave relative të provincës së Hubei, në Kinë, vdekshmëria është 3,8%, është rritur lehtësisht krahasimisht me fillimin duke marrë parasysh vdekjet e fundit. Vdekshëmria është më e ulët nëse marrim parasysh rastet jashtë Kinës sepse ka shumë më pak të vdekur. Sidoqoftë, është më e lartë tek personat mbi 65 vjeç, sepse ata kanë një fizik më pak të përshtatshëm për të luftuar infeksionin".

Cili është momenti kur një pacient është më infektues?

"Në SARS përhapja maksimale e virusit ndodhi disa ditë pas shfaqjes së simptomave të frymëmarrjes. Shpresojmë që ky është rasti edhe për këtë virus, ka elementë që mund të na bëjnë ta supozojmë".

Çfarë armësh kemi kundër Covid-19?

"Për të trajtuar të sëmurët, kemi vetëm mundësi eksperimentale në përdorimin, domethënë jo brenda një studimi të kontrolluar, por në përdorim të drejtpërdrejtë për të parë nëse shërimi funksionon. Në këtë mënyrë, sidoqoftë, do të kemi pak informacione mbi efektivitetin e terapisë.

Aktualisht, ne po mendojmë për përdorimin e Lopinavir / Ritonavir të përdorur për një kohë të gjatë kundër HIV, megjithatë nuk kemi asnjë provë me studime që vërtet funksionojnë edhe në këtë koronavirus. Një tjetër mundësi e konsideruar është Remdesivir. Zgjidhja e parë është një frenues, domethënë vepron drejt një enzime që mbledh proteina virale. Në vend të kësaj, ilaçi i dytë vepron duke futur një "kartelë" të gabuar në zinxhirin ARN-së së virusit, në mënyrë që të mos mund ta kopjojë më veten".

A do të ketë një vaksinë? Nëse po, kur?

"Precedenti i HIV-it, për të cilin ne ende jemi duke pritur për vaksinën, duhet të çojë në maturi në parashikime. Sidoqoftë, HIV është një virus shumë i ndryshëm nga ky koronavirus, i cili në vend të kësaj ka karakteristika që na bëjnë të mendojmë se një vaksinë mund të ishte në dispozicion në një kohë shumë të shkurtër. Vlen të bëjmë dy shënime për të kuptuar në cilin terren të lëvizim. E para është se ne jemi akoma vetëm në hapat e parë eksperimentalë për vaksinën kundër MERS, e cila gjithashtu ka qarkulluar që prej vitit 2012 në një komb të pasur si Arabia Saudite. Një konsideratë e dytë është se SARS kishte një interes për të bërë një vaksinë, por ajo shpejt u zbeh sepse sëmundja u zhduk shpejt. Në rastin e Covid-19 infeksioni po prek të gjithë botën dhe për këtë arsye përpjekja kërkimore është shumë më e fortë dhe e përhapur. Më në fund, duhet mbajtur mend se shumë variabla hyjnë në prodhimin e një vaksine, duke e bërë të vështirë për të bërë parashikime.

Do të ishte më e lehtë të bëhej një vaksinë për një virus të gripit pandemik, sepse metodat e prodhimit për atë lloj vaksine janë testuar gjerësisht. Ndërkohë, do të ishte e këshillueshme të mësoni se si të vaksinoheni kundër gripit". /corrieredellasera/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë