Ngjarje

Koronavirus, “pacienti zero” në Itali një fermer 60-vjeçar

Mund të ketë një pikë kthese në identifikimin e "pacientit zero" të mundshëm që ka përhapur Koronavirus në Vo', Itali.

Një fermer 60-vjeçar nga një qytet i afërt, Albettone (Vicenza), i cili frekuentonte baret në Vo, kishte qenë në Codogno dhe qendra të tjera në zonën e Lodit, ku shpërteui virust në Lombardi, në javët e fundit, dhe tani ka simptoma të kollës dhe gripit.

Kryetari i Vo ', Giuliano Martini, e ka bërë të ditur. "Ne kemi njoftuar autoritetin lokal shëndetësor dhe kryetarin e komunës së Albettones. Tani 118 po merret për ta testuar", tha ai

Fermeri ishte shtruar në spitalin e Vicenzas si masë paraprake: ai aktualisht ka simptoma të gripit. Ai kishte shkuar në zonën e Lodit për të prezantuar një libër që kishte shkruar për bujqësinë organike. "Ky person telefonoi në farmacinë time këtë mëngjes duke kërkuar këshilla sepse ishte i sëmurë - thotë kryetari i Vo'- ai kishte një kollë të fortë. Djali im, i cili punon me mua, menjëherë më njoftoi. Nga atje filluam raportimet".

Në Vo 'Euganeo jetonte Adriano Trevisan, viktima e parë italiane e Covid19. /corrieredellasera/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë