Lajme

Shkaqet pse u shemb ura në Xhenova

Shumica po shkonin për në punë, të tjerë ndodheshin aty krejt rastësisht, ndërkohë që një pjesë e mirë kishin ardhur për të parë nga afër qytetin e bukur të Xhenovas. Por askush nuk e dinte se ura mbi të cilën po qëndronin do të shembej brenda pak sekondash. Më shumë se 45 automjete ranë nga 45 metra lartësi, duke u marrë jetën 39 qytetarëve. Ndërkohë që ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë për të mbijetuarit e mundshëm, është konfirmuar tashmë se mes viktimave ndodhet edhe dy shqiptarë. 22 vjeçari Marjus Djerri  dhe Eduard Bokrina ishin duke shkuar për në punë, në momentin që ura Morandi është shembur. Sipas mediave italiane dy të rinjtë shqiptarë po udhëtonin në autostradën A10 drejt Rapallos ku me sa duket ishin duke punuar në pastrim. Marjus Djerri dhe Edi Bokrina, ishin në furgonin Qubo të EuroPulizia dhe punonin në një kompani në Rapallo. Në momentin që ata u nxorën të pajetë nga rrënojat, të pranishëm ishin prindërit dhe partneret e tyre. Vdekja e tyre është konfirmuar nga familjarët për mediat italiane, por nga Ministria e Jashtme nuk ka ende njoftim zyrtar për shqiptarë që kanë humbur jetën në Itali. Mediat italiane bëjnë të ditur se 16 persona kanë mbetur të plagosur dhe12 të tjerë janë zhdukur. Rreth 250 zjarrfikës nga e gjithë Italia po marrin pjesë në misionet e kërkim-shpëtimit, me shpresën se mund të gjejnë të mbijetuar.

"Nuk do të ndalojmë se shpresuar," tha zjarrfikësi Emanuele Giffi për agjencinë e lajmeve “AFP”, duke premtuar se ekipet do të punonin deri në momentin e fundit.

Ekipet e shpëtimit punojnë gjatë natës në rrënijat e urës Morandi

Më shumë se 400 persona janë evakuuar mes frikës se pjesët e tjera të urës mund të shemben gjithashtu. Ura e Morandit, e ndërtuar në vitet 1960, ndodhet në autostradën  A10, një kanal i rëndësishëm për kalimin e mallrave nga portet lokale, e cila shërben gjithashtu si pikë kalimi nga Riviera italiane dhe bregdetin jugor të Francës.

Çfarë e shkaktoi shembjen e urës?

Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi rrëzimin e urës Morandi, por mediat italiane dhe ato ndërkombëtare kanë hedhur deri më tani disa hipoteza.

Ura e prej 1.2 kilometrash (0.8 milje) përfundoi së ndërtuari në vitin 1967 dhe përfshin dhjetëra linja hekurudhore. Normalisht, një urë është projektuar që të zgjasë të paktën 100 vjet, por sipas ekspertëve autoritetet mund të kenë lënë pas dore mirëmbajtjen e saj.

https://twitter.com/emergenzavvf/status/1029457023770021888

"Një urë e madhe si kjo ka nevojë për inspektim dhe mirëmbajtje të rregullt nga inxhinierë të kualifikuar. Kjo urë ka pasur mjaft nevojë për rikonstruktim", thotë Ian Firth, kryetar i Institutit të Inxhinierëve në Mbretërinë e Bashkuar- Disa ndërhyrje për mirëmbajtjen e saj duket se kanë ndodhur vazhdimisht nga viti në vit, por nuk i dimë ende detajet kështu që nuk është e mundur të thuhet nëse ky mund të ketë qenë një faktor që çoi drejt kolapsit.

Ekipet e shpëtimit punojnë gjatë natës në rrënijat e urës Morandi

Kompania të cilës i është dhënë më pagesë autostrada tha se në kohën e shembjes po punohej për të forcuar themelin e urës dhe se kjo e fundit ishte duke u monitoruar vazhdimisht. Por sipas ekspertëve mirëmbajtja e dobët mund të jetë faktor në rënien e urës.

"Në historinë e trishtuar të shembjeve të urave, mirëmbajtja ndonjëherë ka qenë shpesh një faktor kyç”, thotë zoti Firth.

Projektimi i gabuar

“Ura shfaqi probleme të ndryshme, përtej kostove të ndërtimit, të cilat shkuan mbi buxhetin- shkruante ai për mediat italiane dy vite më parë- Në këtë urë ka gabime inxhinierike dhe herët a vonë, do të duhet të rindërtohet nga fillmi. Nuk e di kur”.

Pjesa e urës Morandi që u shemb

Brencich tha se projektuesi, Riçardo Morandi, mund të kishte bërë disa gabime kur projektoi urën. "Ai ishte një inxhinier me njohuri të mëdha, por nuk kishte llogari praktike”, shprehet ai.”

Trafiku i rënduar?

Degradimi i urës mund të jetë përkeqësuar nga trafiku i rënduar. Rreth 25 milionë automjete kalojnë çdo vit mbi urë. Një raport i vitit 2011 nga autostrada italiane thoshte se ura po vuante nga degradimi. "Radhët e automjeteve dhe trafiku i vazhdueshëm po nxisin një degradim alarmant të strukturës”, shkruante raporti.

Por ura mund të jetë shembur gjithashtu për shkak të rënie të investimeve në infrastrukturën e Italisë, e cila mbetet prapa ekonomive të tjera në Evropën Perëndimore.

Investimet infrastrukturore në Itali

Cilat janë sfidat me të cilat ballafaqohen ekipet e shpëtimit?

Reporteri i BBC-së në vendin e ngjarjes, James Reynolds, thotë se zjarrfikësit po punojnë duke hapur çarje të vogla në një përpjekje për të gjetur këdo që mund të jetë ende i bllokuar në rrënoja.  Zëdhënësja e policisë së Genoas, Alessandra Buçi tha se mendohej se dhjetëra njerëz të jenë bllokuar të gjallë dhe se do të jetë shumë e vështirë t’i nxjerrin në kohë.  Gati 35 makina dhe tre automjete të rënda ishin në urë në kohën e rrëzimit.

 Si u ndodhi shembja e urës?

“Shpenzimet e vazhdueshme të mirëmbajtjes nënkuptonin se autoritetet kishin kapacitet ekonomik për ta rindërtuar nga fillimi” thotë Antonio Brençich, një inxhinier në Universitetin e Xhenovas.

Një pjesë e urës, rreth 200 metra, u shemb papritur rreth orës 09:30, të mëngjesit të djeshëm.  Policia thotë se në atë kohë pati një shpërthim të madh.

Një dëshmitar në vendngjarje tha se: Dëgjuam një zhurmë të jashtëzakonshme, fillimisht menduam se ura ishte goditur nga një rrufe. Ne jetojmë rreth 5 km nga ura...ishim shumë të frikësuar ... makinat përfunduan të gjitha në humnerë, qyteti mbeti i paralizuar".

Ura e Morandit lidh tri porte të mëdha në Itali dhe përdoret nga dhjetëra, madje qindra mijëra njerëz, të cilët hynë nga këto portet në pushime. Nga ura kalon shumica e mallrave të importuara në Itali dhe shembja e saj ishte një goditje fatale edhe për ekoniminë italiane.

Një pjesë të një ures Morandi shembet papritur

Kush janë viktimat?

Familjet të tëra, njerëz që po shkonin në punë, njerëzit që po shkonin në pushime. Mund të duhen shumë ditë të tëra për të gjetur saktësisht se sa njerëz kanë vdekur dhe sa prej tyre janë identifikuar. Megjithatë, disa nga emrat e viktimave janë publikuar tashmë në mediat italiane.

Një familje prej tre personazh, u shua pasi automjeti i tyre ra nga ura. Roberto Robbiano, 44 vjeç, Ersilia Piccinino, 41 vjeç, dhe djali i tyre Samueli humbën tragjikisht jetën mëngjesin e të martës. Futbollisti Andrea Cerulli humbi gjithashtu jetën, ndërkohë që po shkonte në punë. Dy punëtorë për kompaninë mjedisore “Amiu”, të cilët po lëviznin me një kamion u gjetën po ashtu të vdekur nën rrënoja. Luigi Matti Altadonna, 35 vjeç, Juan Carlos Pastenes, 64 vjeç, dhe Elisa Bozzo, 34 vjeç, u identifikuan gjithashtu nga “La Stampa” si disa nga viktimat. Disa shtetas kilian dhe francez ishin po ashtu midis të vdekurve.

Çfarë kanë thënë të mbijetuarit?

Një nga dëshmitë më tronditëse ishte ajo e Davide Capellos, ish-portieri i skuadrës së Cagliarit. Makina e tij ra nga 30 metra lartësi, por ngeci midis kolonave, por ia doli të mbijetonte.

"Isha në gjendje të dilja ... Nuk e di se si makina ime nuk ishte shkatërruar. Dukej sikur ishte një skenë nga një film horror, ishte apokalips", tha ai.

Valentina Galbusera, një mjeke që punon në një klinikë në Xhenova, rrëfen për La Stampa se: "Ura u shemb para meje, isha vetëm  20 metra larg, e shmanga rënien në momentin e fundit. Ndjeva se ura po lëkundej dhe u përpoqa të ndryshoja drejtim. Dola nga makina dhe fillova të vrapoj".

Një shofer kamionësh maroken ia doli po ashtu të mbijetonte pasi la mjetin buzë greminës dhe filloi të vraponte. “Pashë një makinë para meje që ra nga ura dhe u ndala. Dola nga kamioni dhe fillova të vrapova”, rrëfeu ai.

Cila ka qenë reagimi zyrtar?

E mërkura erdhi së bashku me një reagim të inatosur popullor kundër ministrit të Transportit Danilo Toninelli. Ai i bëri thirrje kompanisë që merret me mirëmbajtjen e urës të japë dorëheqjen duke thënë se  nuk ka arritur të përmbushë detyrimet që përmban kontrata. Toninelli tha se do të gjobisë rëndë kompaninë dhe se do t’i heqë licencën operacionale.

Ministri i Brendshëm Matteo Salvini tha nga ana tjetër se askush që është shpallur fajtor për këtë katastrofë, por se ajo nuk do të mbetet pa u ndëshkuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë